Thursday, April 18, 2024

Marash Kumbulla, 6-8 muaj jashtë fushave të futbollit. Operimi të marten në një klinikë të specializuar të Milanos

Lexo

Dëmtimi i Marash Kumbullës në ndeshjen që skuadra e tij e Romës po luante me Milanin, është serioz, dhe sipas stafit mjekësor të Romës, ai pritet t’i mungojë fushave të futbollit për një periudhë të gjatë, rreth 6 deri neë 8 muaj për t’ju rikthyer aktivizimit në vitin 2024.

Siç është e ditur edhe më herët, Kumbulla dëmtoi rëndë gjurin e djathtë dhe për këtë do t’i nënshtrohet një operacioni kijurgjikal. Pas një konsultimi të gjatë me stafin mjekësor, është vendosur që ai do të operohet të martën në një klinikë të specializuar në Milano. E sigurtë është që ai nuk do të mund të kthehet në fushë deri në fillim të vitit 2024. Futbollistit do t’i duhen 6-8 muaj pushim për t’u rikuperuar, nga momenti i operacionit.

Mbrojtësi shqiptar u dëmtua në ndeshjen kundër Milanit dhe vetëm trajneri i skuadrës verdhekuqe, Zhoze murinjo e kuptoi që atëherë se sa i rëndë ishte ai dëmtim. Për të ardhur deri në shërimin e plotë, ai do të ketë të gjithë ndihmën dhe përkrahjen e stafit mjekësor, shokëve të skuadrës së Romës dhe trajnerit Murinjo.

Por megjithë hidhërimin që ka ndjerë Kumbulla pas njoftimit të ardhur nga stafi mjekësor për operacionin dhe  qëndrimin e tij të gjatë jashtë fushe, ai po pret të përjetojë një gëzim në aspektin personal në familjen e tij. Pas disa javësh mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të bëhet baba i një vajze.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img