Kategoria e parë e futbollit shqiptar luajti sot 8 ndeshjet saj, ballafaqime këto që prodhuan 19 gola. Për t’u theksuar është fitorja 0 me 5 në transfertë e Burrelit ndaj Besëlidhjes vendase. Ndeshje kjo që konfirmon matjanët në një formë shumë të mirë sportive, ndërkohë që lezhjanët zhyten në krizë duke i thelluar problemet brenda skuadrës.
Ndërkohë, ballshiotët e Bylisit vazhdojnë të fitojnë dhe të kryesojnë kampionatin e kategorisë parë. Këtë radhë munden pastër Kortabin me rezultatin 3 me 0.
Në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, Tërbuni i drejtuar nga trajneri shkodran, Elvin Beqiri ka kërkuar me insistim fitoren tre pikëshe, por gjithësesi, në përfundim, një barazim 0 me 0 me Shkumbinin e traditave, nuk është keq.
BYLIS 3-0 KORABI(Antoni Beji 25′, Qardaku 27′, 90′), BESËLIDHJA 0-5 BURRELI(Farruku 4′, 10′, Dibra 25′, Branica 42′ ,Xhahysa 75′ ), TËRBUNI 0-0 SHKUMBINI, MALIQI-ERZENI 0-4(Mehmeti 30′, Ymeri 60′, 87′ , Tropolini 81′), TOMORI 2-0 APOLONIA(Pepa (p) 47′, Oshafi 76′), BUTRINTI 1-1 VORA(Paterni 74′ / Kovaçi 63′), BESA 2-0 LUSHNJA (Në Luz)(Canka 45+1′, Hyseni 49′), TURBINA 0-1 POGRADECI(Alillari 13′)