Thursday, April 25, 2024

5 gola në “Elbasan Arena”, Tirana sfidon Teutën me rezultatin 3 me 2 dhe kalon në vendin e parë

Lexo

Teuta-Tirana 2:3 (Shënues: 16′ Ivanoviç, 49′ (ag) Najdovski / 1’ Xhixha, 51′ Totre, 64′ Limaj)

E diel, 17 tetor 2021, ora 19.45, stadiumi “Elbasan Arena”

Teuta (4-2-3-1): Qirko; Todorovski, Selmani, Ivanovic, Jackson; Acquah, Aleksi; E. Vila, Kallaku, Plaku; Koubemba. Trajner Edi Martini.

Tirana (4-5-1): Bekaj; Përgjoni, Behiratche, Hoxhallari, Toshevski; Najdovski, Toli, Limaj, Hoti, Totre; Xhixha. Trajner Orges Shehi

Gjyqtar: Enea Jorgji / VAR: Kridens Meta

5 gola, njëri më i bukur se tjetri ka dhuruar supersfida e luajtur në “Elbasan Arena” në mes Tiranës dhe Teutes. 3 gola kanë përfunduar në rrjetën durrsake dhe 2 në atë të bardhebluve duke fiksuar rezultatin 3 me 2 në fitim të Tiranës.

Ndeshja ka filuar me gol për bardheblutë duke shënuar pa u mbyllur minuta e parë me anë të Xhixhës. Disa raste të humbura të bardhebluve, ndërsa Teuta arrin të gjejë golin e barazimit në minutën 16-të. Një goditje dënimi e ekzekutuar nga Kallaku është shfrytëzuar nga Ivanoviç, që ka goditur saktësisht me kokë, 1-1, që është dhe rezultati i pjesës së parë.

Me barazimin 1 me 1 është mbyllur pjesa e parë, ndërkohë që pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, janë durrsakët që përfitojnë nga një autogol i Najdovskit në minutën e 49-të duke marrë avantazhin në 2 me 1.

Vetëm dy minuta i gëzohen durrsakët avantazhit, sepse Tirana barazon shumë shpejt në të 51-tën me anë të Totre duke përfituar nga një hezitim i mbrojtjes kundërshtare. Barazimi i shifrave i jep më tepër moral bardhebluve, të cilët vazhdojnë ta kërkojnë golin e avantazhit në minutën e 64-tërt me ana të Limajt, i cili shndërron në gol një goditje standarte të dhënë në favor të bardhebluve.

Tre pikë të arta për Tiranën, e cila merr përkohësisht kreun e renditjes me 8 pikë, po aq sa ka edhe Teuta, ndërkohë që me 7 pikë është Kukësi, si dhe Vllaznia e Dinamo me nga 6 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img