Sunday, May 5, 2024

Futboll Kategoria e Parë-Luhen sot ndeshjet e javës së 25-të. Spikat Elbasani-Burreli

Lexo

Ditën e sotme përveç ndeshjeve të Superiores do të luhen edhe sfidat e Kategorisë së Parë. Më saktësisht 10 skuadra do të përballen mes tyre për llogaritë e javës së 25-të të Kategorisë së Parë,ku 4 ndeshje do të luhen në orën 14:00 dhe një takim tjetër do të startojë në orën 18:00.

Në orën 14:00 do të startojnë Bylis-Besa, Flamurtari do të presë në shtëpi Lushnjen, teksa Luzi udhëton të transfertë për të sfiduar Tomorin si dhe Vora do të luajë në shtëpi ndaj Kastriotit.

Ndërkohë në orën 18:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Elbasan Arena”,ku Elbasani do të presë Burrelin. Një duel mjaft interesant pasi skuadra e Dedes do të kërkojnë vetëm fitoren për të qenë ata lider të kampionatit,teksa përballë gjejnë një kundërshtarë që kërkon pikët për “Play-Off”.

Ndeshjet e Javës së 25-të të Kategorisë së Parë

Sot

Bylis-Besa(14:00)

Tomori-Luzi 2008(14:00)

Vora-Kastrioti(14:00)

Flamurtari-Lushnja(14:00)

Elbasani-Burreli(18:00)

Nesër

APOLONIA-KORABI

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img