Kategoria e parë e futbollit shqiptar luajti sot ndeshjet e javës së dytë. Në kalendarin e kësaj jave spikaste derbi verior, Burreli-Tërbumi, takim ky që u mbyll në barazim, 1-1. Vendasit kanë shënuar të parët me penallti me autor Kurbneshi në minutën e 37-të, ndërkohë që pukjanët barazojnë në minutën e 64-t me autor Rezi.
Fitore e merituar për Besëlidhjen, e cila mund në fushën e saj Besën me rezultatin 2-1. Danaj dhe Shehu shënojnë për lezhjanët në minutat, 11-të dhe 70-të, ndërkohë që goli i përkohshëm i barazimit për kavajasit shënohet nga Hoxha në 20’.
Në barazim 1-1 e ka mbyllur sfidën e kësaj jave skuadra dibrane, Korabi, e cila luiajti në transfertë me Flamurtarin. Dibranat kanë qënë shumë pranë fitores teksa kanë kaluar në avantazh në minutën e 73-të me Jotin, por vlonjatët arrijnë të barazojnë në të 88-tën me Silue.
Në barazim e ka mbyllur edhe Luzi 2008 me Orikun, 1-1. Vendasit kalojnë në avantazh të parët me një penallti të shndërruar në gol nga Ramazani 77’, ndërkohë që Dalanaj barazon në minutën e fundit për Oriun.
Tomori ka mundur Lushnjën 2-1, me dy gola të shënuar nga Çaço, 43’, 90’, dhe Meta 34’ për lushnjarët. Ndërsa, Apolonia mund thellësisht Turbinën 5-2, kur për fierakët kanë shënuar Antoni dy gola 8’ dhe 15’, Omeri 39’, Kovaçi 57’, Gjata 73’. Ndërkohë, për cërrikasit autorë të golave janë, Zani dhe Brako, përkatësisht 45-të dhe 83-të.
Ndeshja e fundit e javës së dytë të Kategorisë së Parë, Skëndeërbeu-Dinamo, luhet nesër në stadiumin “Skënderbeu” duke filluar nga ora 17:45.
Kategoria e parë-Rezultatet e javës së dytë:
Burreli – Tërbuni 1-1, Tomori – Lushnja 2-1, Besëlidhja – Besa 2-1, Apolonia – Turbina 5-2, Luzi 2008 – Oriku 1-1, Flamurtari – Korabi 1-1.
Renditja provizore pa ndeshjen e fundit, Skënderbeu-Dinamo: