Tuesday, May 7, 2024

Futboll-Kategoria e Parë/Luhet java e dytë. Derbi verior, Burreli-Tërbuni barazim 1-1, fiton Besëlidhja ndaj Besës 2-1. Korabi barazon në Vlorë, 1-1

Lexo

Kategoria e parë e futbollit shqiptar luajti sot ndeshjet e javës së dytë. Në kalendarin e kësaj jave spikaste derbi verior, Burreli-Tërbumi, takim ky që u mbyll në barazim, 1-1. Vendasit kanë shënuar të parët me penallti me autor Kurbneshi në minutën e 37-të, ndërkohë që pukjanët barazojnë në minutën e 64-t me autor Rezi.

Fitore e merituar për Besëlidhjen, e cila mund në fushën e saj Besën me rezultatin 2-1. Danaj dhe Shehu shënojnë për lezhjanët në minutat, 11-të dhe 70-të, ndërkohë që goli i përkohshëm i barazimit për kavajasit shënohet nga Hoxha në 20’.

Në barazim 1-1 e ka mbyllur sfidën e kësaj jave skuadra dibrane, Korabi, e cila luiajti në transfertë me Flamurtarin. Dibranat kanë qënë shumë pranë fitores teksa kanë kaluar në avantazh në minutën e 73-të me Jotin, por vlonjatët arrijnë të barazojnë në të 88-tën me Silue.

Në barazim e ka mbyllur edhe Luzi 2008 me Orikun, 1-1. Vendasit kalojnë në avantazh të parët me një penallti të shndërruar në gol nga Ramazani 77’, ndërkohë që Dalanaj barazon në minutën  e fundit për Oriun.

Tomori ka mundur Lushnjën 2-1, me dy gola të shënuar nga Çaço, 43’, 90’, dhe Meta 34’ për lushnjarët. Ndërsa, Apolonia mund thellësisht Turbinën 5-2, kur për fierakët kanë shënuar Antoni dy gola 8’ dhe 15’, Omeri 39’, Kovaçi 57’, Gjata 73’. Ndërkohë, për cërrikasit autorë të golave janë, Zani dhe Brako, përkatësisht 45-të dhe 83-të.

Ndeshja e fundit e javës së dytë të Kategorisë së Parë, Skëndeërbeu-Dinamo, luhet nesër në stadiumin “Skënderbeu” duke filluar nga ora 17:45.

Kategoria e parë-Rezultatet e javës së dytë:

Burreli – Tërbuni 1-1, Tomori – Lushnja 2-1, Besëlidhja – Besa 2-1, Apolonia – Turbina 5-2, Luzi 2008 – Oriku 1-1, Flamurtari – Korabi 1-1.

Renditja provizore pa ndeshjen e fundit, Skënderbeu-Dinamo:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img