Wednesday, May 1, 2024

Futboll-Kategoria e parë/Prag java e 23-të. Të gjitha ndeshjet luhen të shtunën, në orën 15:00

Lexo

Jo vetem Abisnet Superiore por edhe Kategoria e Pare diten e neserme do te zbrese ne fushen e lojes per te luajtur ndeshjet e javes se 23-te te saj. 6 sfida interesante jane ne program ndersa do te luhen te gjitha ne oren 15:00. Beselidhja pret Luzin. Skuadra lezhjane kerkon piket per mbijetesen ndersa kavajasit nga ana tjeter duan piket e “qetesise” pasi ndodhet ne mesin e tabeles.

Flamurtari i vendit te 3-te udheton ne Burrel per te sfiduar vendasit. Ne nje ndeshje ku te dy ekipet kerkojne secila fitoren pasi skuadrat jane aty aty me pike dhe nje humbje do te hidhte ne ere gjithe mundin. Dinamo nga ana tjeter qe ndodhet e dyta ne tabelen e klasifikimit pret Besen ne “Kamez”. Te dyja skuadrat duket sikur kan humbur shkelqimin dhe nga java ne jave kane fytyra te ndryshme.

Skenderbeu kryesues pret Korabin ne Korçe ku ky duel shihet si nje finale. Gvozdenoviç dhe Kumbarçe kane nje llogari te pa mbyllur nga ndeshja e fazes se kaluar ku ne Peshkopi vendasit fituan me rezultatin e ngushte 2-1 por qe arbitrat e atij takimi u kontestuan nga fillimi ne fund per gjykim te njeanshem.

Turbina nga ana tjeter udheton ne Vlore per te dueluar me Orikun ku secila nga skuadrat do te kerkojne te vrasin objektivat e seciles nga skuadrat. Ndersa nje tjeter derbi pritet te jete mjafte interesant, ai mes Tomorit dhe Apolonise. Apolonia qe duket se ka mbrojtjen si golashenues, perball fqinjeve Beratas, ne nje sfide ku gjithcka pritet te jete e hapur mes skuadrave.

Nderkohe per shkak te denimit te Terbunit nga komisioni i disciplines, Lushnja kete jave do te jete pushim.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img