Sunday, May 19, 2024

Futboll Kategoria e Parë-Sot, Elbasani-Flamurtari, kryendeshja e javës së 19-të

Lexo

Jo vetëm në Superiore, edhe në Kategorinë e Parë do të luhet një supersfidë e vlefshme për javën e 19-të. E gjithë vëmendja e tifozëve do të jetë në Elbasan. Elbasani dhe Flamurtari do të duelojnë mes tyre në një sfidë që pritet të jetë spektakolare në “Elbasan Arena” në orën 17:00. Një duel me “aromë” Superioreje,pasi të dyja skuadrat kërkojnë ngjitjen në elitë për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Nevil Dedes vjen si forcë e dytë në këtë përballje,ndërsa vlonjatët nuk po kalojnë një situatë të qetë pas barazimit me Besën. Kuqezinjtë në Elbasan do të kërkojnë vetëm fitoren për të kthyer entuziazmin në ekip.

Ndërkohë, ditën e djeshme janë luajtur edhe pesë takimet e tjera të kësaj jave, që kanë nxjerrë fitues Bylisin, Besën, Apoloninë, Vorën dhe Burrelin.

Kategoria e Parë – Java e 19-të

Dje

Besa-Tomori      2-0

Apolonia-Luzi     1-0

Lushnja-Bylis      0-2

Vora-Kastrioti    4-2

Burreli-Korabi    1-0

Sot

Elbasani-Flamurtari, ora 17:00, në “Elbasan Arena”

Fatos LAMAJ

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img