Saturday, May 4, 2024

Futboll Kombëtarja U-20/ Miqësorja, Shqipëri-Mali i Zi, barazim 0-0

Lexo

U-20 Shqipëri-Mali i Zi 0-0

E martë, 16 qershor 2021, ora 18.00, stadium “Loro Boriçi” i qytetit të Shkodrës

ShqipëriaU-20: Kaçaj (Simoni 44’), Elbasani (Kurti 46’), Kaba (Ruçi 65’), Shani (Memushi 33’), Goga (Gjumsi 65’), Nuhaj (Osma 65’), Paloka (Elezi 65’), Smajli (Treni 65’), Nasufi (Ismaili 46’), Zijaj (Marku 46’), Bardhi (Musaj 65’). Trajner: Ilias Haxhiraj

Mali i Zi:Baltiç, Marseniç, Vukotiç, Boriçiç, Kujoviç, Dashiç, Saletiç, Bojoviç, Drndar, Krivokapiç, Strikoviç

Gjyqtar: Indrit Myrtja, Jetmir Podgorica(Shkodër), Mehmet Begacoach(Mali i Zi)

Gjyqtar i katërt: Bekris Dragusha(Shkodër)

0 me 0 ka përfunduar sfida miqësore në mes Kombëtarjes shqiptare U-20 dhe asaj të Malit të Zi, takim ky i luajtur pasditen e së martës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Kjo ishte miqësorja e dytë brenda pak ditëve e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave kur në të parën e zhvilluar në Podgoricë malazezët fituan me rezultatin 2 me 0.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ilias Haxhiraj bënë një paraqitje shumë të mirë, duke dominuar vazhdimisht, madje goditën edhe traversën në një rast, por nuk mundën të fitonin.

Ekipi i 20-vjeçarëve e nisi ndeshjen me këtë formacion: Kaçaj, Elbasani, Kaba, Shani, Goga, Nuhaj, Paloka, Smajli, Nasufi, Zijaj, Bardhi, ndërkohë që gjatë ndeshjes tekniku Haxhiraj bëri edhe zëvendësime, duke aktivizuar të gjithë lojtarët e grumbulluar për këtë ndeshje.

Kombëtarja U-20 nisi që më 10 qershor grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore kundër Malit të Zi. Trajneri i përfaqësueses së 20-vjeçarëve, Ilias Haxhiraj kishte grumbulluar 23 lojtarë për këto dy sfida, të cilët aktivizohen në kampionate brenda dhe jashtë vendit. Grumbullimi pesëditor dhe miqësoret i shërbyen stafit teknik kuqezi për të parë gjendjen e lojtarëve si dhe për të vëzhguar futbollistët e rinj që vijnë për herë të parë në këtë grumbullim.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img