Tekniku Edi Reja flet pas barazimit në transfertë me Uellsin, komplimente djemve kuqezi, në veçanti Selmani debutues në portë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëria ka barazuar 0-0 në miqësoren e luajtur në Kardif përballë Uellsit, rezultat jo i keq përballë një kundërshtari të tillë. Kuqezinjtë u shfaqën një skuadër solide në mbrojtje, por e ndrojtur në sulm. “Mungoi shpejtësia dhe saktësia në fazën sulmuese”, do të pranonte pas ndeshjes trajneri Reja, i cili ka analizuar paraqitjen e të tijve në këtë sfidë.

“Më pëlqeu skuadra. Luajtëm mirë në pjesën e parë, por vuajtëm në fazën sulmuese. Uellsi na vuri në vështirësi në pjesën e dytë, aktivizoi një sulmues shumë të fortë dhe luajti me topa të gjatë. Është një skuadër shumë e fortë”.

“U paraqitëm shumë mirë në fazën mbrojtëse, por duhet të tregohemi më të shpejtë dhe më të saktë në fazën sulmuese. Kur kundërshtarët bëjnë presin dhe prishin ekuilibrat, ne duhet ti godasim. Duhet të tregoheshim më të aftë në kundërsulm gjatë pjesës së dytë. Gjithsesi, paraqitja mbetet pozitive”.

“Sulmuesit më pëlqyen të gjithë. Seferi kishte pak hapësirë, por luftoi shumë. Manaj është i zoti me topin, është një nga sulmuesit më të mirë që kemi. Edhe Balaj luajti mirë në pjesën e parë. Në përgjithësi më pëlqyen të gjithë”.

“Dua të përmend portierin Selmani, i cili ishte debutues por bëri një paraqitje shumë të mirë. Një lojtar që mund të na shërbejë në të ardhmen, në topat në ajër ishte shumë mirë”.

“Nga ana taktike, të gjithë mbrojtësit u paraqitën mirë. Sigurisht që mund të kemi bërë dhe ndonjë gabim të vogël, por e përgjithshmja ishte pozitive. Nuk duhet të harrojmë se kishim përballë lojtarë shumë të fortë, vuajtëm kundërsulmin e tyre”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Besëlidhja mund kryesuesen Besa dhe nis ngjitjen në tabelën e klasifikimit. Kategoria e Parë-Java e katërt

Besëlidhja-Besa 2-1(Shënues: Olamide 20', Bilali 45'/Prengaj 79') Kartonë të verdhë:Fetaj 45+1',Topallaj 46',Smaçi 49',Molla 65'/Prengaj 40',Rrena 50',Danladi 53' Besëlidhja:Molla,Topallaj,Janku,Bilali(A.Marku 71'),Alidema(Trashi 59'),Smaci(Hila 57'),Fetaj,Zabala,Shyti(Fusha...
- Advertisement -spot_img