Sunday, November 24, 2024

Futboll Kupa e Shqipërisë/ Shtyhet 24 orë më pas finalja e Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu – Vllaznia, luhet më 31 maj, ora 19.00 “Air Albania”

Lexo

Ishte planifikuar të luhej më datë 30 maj, ora 19.00, por vendimi më i fundit është që Finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu – Vllaznia të shtyhet për 24 orë më pas. Njoftimi në fjalë vjen zyrtarisht nga institucioni i Federatës Shqiptare të Futbollit përmes Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, i cili bën të ditur se ndeshja në fjalë është vendosur të luhet  ditën e diele, më 31 maj, duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin Kombëtar “Air Albania”.

Nga sa bëhet e ditur, lëvizje ka edhe në datën e zhvillimit të finales së Kupës së Shqipërisë në futboll femra. Takimi Vllaznia-Apolonia ishte planifikuar të luhet të enjten e e 28 majit, por klubet përkatëse janë njoftuar se do të vendoset një datë tjetër për duelin e kësaj finaleje të futbollit të femrave.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img