Pasi ka mbyllur një sezon të suksesshëm me ekipet e moshave U-17 dhe U-19, të cilët u shpallën kampionë të Grupit A për kategorinë e parë, Akademia e Futbollit FC Djelmnia Shkodrane kërkon të marrë një tjetër sukses. Këtë radhë, bëhet fjalë për moshat më të ulta, dhe konkretisht për 11-të dhe 13-vjeçarët, të cilët do të jenë pjesë e një Turneu Ndërkombëtar shumë të rëndësishëm që zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.
Nga sa bëhet e ditur, turneu në fjalë quhet ““Balkan Promises Ohrid Maqedoni” ku grupmosha e 11 vjeçarëve përvëhet me futbollistë të datëlindjes 2010-2011, si dhe ajo e U-13-të me datëlindjet 2008-2009
Pjesëmarrjen në këtë ndërkombëtar, drejtuesit e Akademsië Futbollit FC Djelmnia Shkodrane e kanë paralajmëruar edhe përmes postimit në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një polifoto me emrat e mundshëm të formacionit që pritet të luajnë nga minuta e parë.
Jemi gati për turneun BALKAN PROMISES OHRID MAQEDONI
- Akademia jonë kësezon merr pjesë me dy grupmosha U132008-2009)
U11(2010-2011)
Nisja neser me dt 23/06/2021
tek TURIZMI Ora 05:30
Suksese