Thursday, May 2, 2024

Futboll Moshat-Akademia Vllaznia U15 vazhdon serinë e fitoreve, mund “The Door” 2-1, dopietë e Vukajt

Lexo

Vllaznia-The Door 2-1(Shënues: Emanuel Vukaj(2)/Qela)

Formacioni Vllaznia U-15: Firdus Dyli, Drivi Sheqi, Arlind Ymeraj, Izri Sala, Arsen Bega, Enes Repaj, Klejt Bushati, Erdis Valikaj, Rajli Bizi, Emanuel Vukaj, Albi Ademi. Trajner:Astrit Premçi, Gjengis Bandula

Futbollistët e Vllaznisë U-15 të Kategorisë Amatore vijojnë serinë e fitoreve. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajnerët, Astrit Premçi dhe kolegu i tij Gjengis Bandula u ndeshën këtë javë me ekipin “The Door”. Ndeshja e zhvilluar në Kompleksin Sportiv “Zmijani” u karakterizua nga një luftë e fortë sportive, por që në fund fitues doli Vllaznia.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kuqeblutë e Vllaznisë, të cilët shënuan me anë të Emanuel Vukajt. Ne rezultatin 1 me 0 në favor të Vllaznisë mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që në pjesën e dytë është ekipi “The Door” që arrin të barazojë me anë të Qelës, rezultat që qëndron në fuqi për disa minuta.

Ndërkohë, për fitoren e Vllaznisë U-15 ka menduar Emanuel Vukaj, i cili duke shënuar golin e dytë të tijin personal në këtë ndeshje, i jep fitoren ekipit të tij Vllaznia me rezultain 2 me 1.

Me këtë fitore, pas javës së tretë të Kampionatit Kombëtar Amator Rajonal, Vllaznia U-15 me trajnerët Astrit Premçi dhe Gjengis Bandulla kryesojnë kampionatin e 15-të vjeçarëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img