AF Elbasani-Djelmnia Shkodrane 1-2
(Shenues : Nonaj 57’/ Doçaj 45’, Dibra 86’)
AF Elbasani: Elezi, Kamberi, Kasa, Çekrezi, Gjeli, Hysa, Osmani, Nonaj, Buzani, Pëllumbi, Karalliu.(U aktivizuan: Salla, Malaj, Mehmeti)
Djelmnia Shkodrane: Tahiri , Lesha, Delaj, Kakini, Nrevashaj, Hotaj, Brojaj, Plangaj, Doçaj, Uldedaj, Çezama.(U aktivizuan: Shkëmbi, Dibra, Zymeri). Trajner: Arbër Shytani
Gjyqtar: B. Mavraj, E. Xhaferaj, A. Zhonga, E. Laperi
Djelmnia Shkodrane, konkuruese në Kampionatin Kombëtar të futbollit, kategoria e parë për 17 vjeçarët, po bën një figurë të mirë sportive. Për javën e fundit, skuadra e drejtuar nga trajneri Arbër Shytani, ishte mysafire në Elbasan duke u ndeshur me ekipin vendas të Akademisë së Futbollit Elbasani.
Shkodranët kanë kaluar të parët në avantazh me autor të zakonshmin Doçaj, gol i realizuar në limitin e pjesës së parë, duke bërë që kjo pjesë të mbyllet me rezultain 0-1 për Djelmninë Shkodrane.
Pjesa e dytë nis më mirë për ekipin vendas të Elbasanit, i cili arrin të shënojë në minutën e 57-të me autor Nonaj duke bërë që rezultati të barazohet në 1 me 1. Djelmia Shkodrane nuk dorëzohet dhe rritë presionin në portën elbasanase, duke u shpërblyer me golin e realizuar nga Dibra në minutën e 86-të. Gol ky që zyrtarizon fitoren e Djelmnisë Shkodrane me rezultatin 1-2 .
Me këtë fitore, Djelmnia Shkodrane shkon në kuotën e 41 pikëve duke ndarë vendin e dytë me pikë të barabarta me Flamurtarin e Vlorës, ndërkohë që KF Shkodra, me humbjen e pësuar në Shënkoll me rezultatin 4-2 mbetet në vendin e katërt me 37 pikë.
Kampionatin Kombëtar U17 për kategorinë e parë e kryeson Shkëndija e Tiranës me 49 pikë.