Pas përfundimit të fazës së grupeve tashmë jan mësuar përballjet e para të fazës me eliminim direkt në Kupën e Botës 2026.

Kombëtaret më të mira të turneut do të nisin betejën për një vend në çerekfinale ndërsa tifozët pritet të shijojnë duele spektakolare mes emrave të mëdhenj të futbollit botëror.
Në letër Brazili,Gjermania,Hollanda,Franca dhe Argjentina konsiderohen favoritë për të siguruar kalimin në raundin tjetër.
Megjithatë faza me eliminim direkt ka treguar gjithmonë se surprizat jan pjesë e pandashme e Botërorit ku një gabim i vetëm mund të kushtojë eliminimin.
Interes të veçantë pritet të zgjojnë sfidat Brazil-Japoni ku Japonia do të provoj të surprizoj pesë herë kampionët e botës.
Dhe Hollandë-Marok është një duel mes dy skuadrave që kan bindur me paraqitjet e tyre në fazën e grupeve.
Po aq intriguese pritet të jetë edhe përballja Argjentinë-Kepi i Gjelbër me kampionët në fuqi që synojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit ndërsa debutuesit afrikanë ëndërrojnë të shkruajnë historinë.
Gjithashtu dhe ndeshjet Shba-Bosnjë Hercegovinë,Australi-Egjipt,Afrikë e Jugut-Kanada,Gjerman-Paraguai dhe Bregu i Fildishtë-Norvegji premtojnë rivalitet të fortë ku çdo skuadër do të kërkojë të hedh një tjetër hap drejt trofeut më të rëndësishëm në futbollin botëror.
Faza me eliminim direkt nis me pritshmëri të mëdha dhe emocionet tashmë janë në kulm ndërsa çdo ndeshje do të jetë një finale më vete në garën për tu shpallur kampione e botës.
Me përfundimin e ndeshjeve të fundit në grupe pritet të kompletohet tabloja e fazës me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026.
Ende mbeten për tu përcaktuar tre vendet e para të grupeve J K dhe L si edhe katër kombëtaret më të mira të renditura në vendin e tretë të cilat do të sigurojnë kualifikimin.
Vetëm pas përfundimit të këtyre ndeshjeve do të plotësohen të gjitha çiftet e fazës 1/16 ku do të nis rrugëtimi drejt trofeut botëror.
Emocionet mbeten të mëdha pasi shumë skuadra jan ende në garë për biletën e fundit në fazën me eliminim direkt.
Fatos LAMAJ


