Botërori 2026-Belgjika mposht Zelandën e Re 5-1 dhe është e para e grupit H

Lexo

- Reklamë -spot_img

Belgjikë-Zelandë e Re 5-1(Shënues: Trossard 28′, 50′, De Bruyne 66′, Lukaku 86′, Saelemaekers 90’+4/Just 84′)

Kombëtarja e Belgjikës ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026 duke mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 Zelandën e Re dhe duke siguruar vendin e parë në grup.

“Djajtë e Kuq” dominuan sfidën nga minuta e parë duke treguar superioritet në çdo repart ata kontrolluan lojën krijuan raste të shumta dhe u treguan të pamëshirshëm para portës kundërshtare duke vulosur një fitore të merituar me pesë gola.

Edhe pse Zelanda e Re arriti të shënonte golin e nderit përfaqësuesja oqeanike nuk pati asnjë mundësi për të rivalizuar me ritmin dhe cilësinë e belgëve të cilët e administruan ndeshjen me qetësi deri në fund.

Me këtë sukses bindës, Belgjika e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë duke siguruar një short më të favorshëm në fazën me eliminim direkt dhe duke konfirmuar ambicjet për të qenë një nga pretendentet kryesore për trofeun e Kupës së Botës 2026.

Ndërkohë Zelanda e Re i jep fund rrugëtimit të saj në turne ndërsa Belgjika hyn në fazën e 1/16-ave me moral të lartë pas një fitoreje spektakolare.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img