Friday, April 19, 2024

Superiore-Laçjanët barazojnë në shtëpi me Apoloninë 1-1, disfata e 3 pretendentëve, Teuta, Partizani, Laçi, një shans më tepër për Vllazninë

Lexo

Java e 23-të e Kampionatit Kombëtar të kategorisë Superiore mund të quhet padyshim java e surprizave. Tre skuadrat pretendente që janë në ndjekje të Vllaznisë në luftë për titullin kampion kanë dështuar në përballjet e tyre.

E para nisi Teuta, e cila barazoi në Ballsh ndaj Bylisit vendas me rezultatin 1 me 1, për të vijuar me Partizanin që u mund si pritës në “Elbasan Arena” nga Skenderbeu me rezultatin 0-1, ndërkohë që Laçi barazon në shtëpi me Apoloninë me rezultatin 1 me 1. Dy ballafaqimet e para u luajtën dje, ndërkohë që sfida Laçi-Apolonia përfundoi pak çaste më parë duhet thënë se gjatë të gjithë takimit vendasit ishin në epërsi të plotë, shënuan me Shehun në minutën e 46-të ndërkohë që shpërdoruan raste të shumta shënimi për të dyfishuar avantashin. Dy minuta nga fundi, fierakët befasojnë me golin e barazimit të shënuar nga Diop në minutën e 88-të.

Interesant është fakti, se në të tre ndeshjet, surprizat kanë ardhë nga tre skuadrat e fundit të tabelës së klasifikimit, të cilat duke kërkuar të sigurojnë pikët e mbijeteses po e bëjnë kampionatin e Superiores edhe më të bukur, qoftë për kreun, por edhe për rivalitetin e qëndrimit në Superiore.

Megjithatë, duhet thënë se më së shumti, e favorizuara në këtë rast është Vllaznia e Shkodrës, e cila nga ana e saj, pasi ka mësuar rezultatin e të gjitha dueleve të kësaj jave, në orën 16.00 përballet në stadiumin “Loro Boriçi” me Kukësin. Një ndeshje kjo e hapur për të dyja skuadrat, ku në veçanti, Vllaznia ka rastin më të mirë që duke marrë një tre pikësh të mundshëm në këtë ndeshje, ta thellojë diferencen që ka aktualisht me tre skuadrat rivale, Teuta, Laçi dhe Partizani, skuadra këto që kanë marrë përsipër të rivalizojnë kuqeblutë në luftën për titullin kampion.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img