Futboll moshat-Superiore U-15. Vllaznia shpartallon Partizanin 5-0

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

Aktiviteteve futbollistike të fundjavës i kanë paraprirë ndeshjet e kampionateve të moshave, ku pasditen e së premtes janë ballafaquar ekipet e kategorisë U-13 dhe U-15, ndërkohë që e shtuna dhe e diela ka në program edhe ndeshjet e kategorive më të larta, përfshirë edhe atë të Superiores të të rriturve, Vllaznia-Bylis që luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 13.45.

Ekipi i Vllaznisë U-15 me trajner Edmond Doçi që bën pjesë në grupin A të kësaj kategorie është ndeshur në shtëpi duke pasur përballë Partizanin. Ndeshja e zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi” është dominuar plotësisht nga skuadra kuqeblu duke shënuar plot pesë herë në portën mike, ndërkohë që duke mos lejuar asnjëherë prekjen e rrjetes të saj e ka mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 5 me 0 në favorin e saj. Serinë e golave për ekipin shkodran e ka hapur Gerald Ftoni në minutën e 18-të për t’u vijuar nga Gerald Kubazi në të 24-tërtën duke e mbyllur kështu pjesën e parë në fitore me rezultatin 2-0. Loja sulmuese e skuadrës kuqeblu vazhdon të jetë prezente edhe në pjesën e dytë, gjë që shpërblehet me shënimin edhe të tre golave të tjerë. Desart Spahija tund rrjetën kundërshtare në minutën e 49-të duke e çuar avantazhin në 3 me 0, ndërkohë që me dy golat e tjerë shënuar nga Sylja dhe Lezha, përkatësisht në minutat 57-të dhe 70-të, avantazhi i Vllaznisë shkon në 5 me 0, rezultat që ky që mbyllë dhe të gjithë ndeshjen në favor të kuqebluve.

Po për grupin A të kategorisë U-15, pasditen e së premtes janë luajtur edhe çiftet Besa-Shënkolli dhe Tirana-Akademia e Futbollit. Ndeshje këto që e pra u fitua nga Besa me rezultain 2 me 1, ndërsa derbi i kryeqytetit, Tirana-Akademia e Futbollit është mbyllur në barazim 1 me 1.

Sa i përkt grupit B të 15 vjeçarëve, janë luajtur vetem dy ndeshje, pasi të tjerat luhen të shtunën. Luftëtari-Elbasani është mbyllur në barazim 2 me 2, ndërsa Shoqata e Futbollit Pepa është mundur në shtëpi nga Teuta me rezultatin 1 me 2.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -