Thursday, April 25, 2024

Futboll-Superiore/ Java e 30-të luhet të mërkurën, spikat klasikja Tirana-Vllaznia

Lexo

Java e 30-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për Kategorinë Superiore luhet e tëra ditën e mërkurë. Do të jenë dy orare të zhvillimit të ndeshjeve, tre prej tyre Laçi-Partizani, Skenderbeu-Bylisi dhe Apolonia-Kastrioti janë planifikuar për në orën 13.00, ndërkohë që dy sfidat e tjera, Kukësi-Teuta dhe Tirana-Vllaznia për në orën 16.00.

Padyshim që vëmendja e opinionit sportiv dhe sidomos ajo e shkodranëve do të jetë e përqëndruar në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetit për klasiken e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia. Ballafaqim ky që vjen pas dy fitoreve entuziaste të skuadrave kundërshtare, bardheblutë duke sfiduar Teutën në fushën e saj 0-2 dhe kuqeblutë duke mundur Skenderbeun në “Loro Boriçi” 2-1. Një ndeshje kjo që vlen shumë për të dyja skuadrat, vendasit për të fituar terren për ngjitjen në renditje dhe Vllaznia për të mos lëshuar kreun me objektiv titullin kampion.

Por, në të njëjtën kohë, po kaq interesante është edhe sfida Laçi-Partizani, sidomos pas replikave të drejtuesve të ardhura pas ndeshjeve të javës së kaluar. Për të ruajtur vendin e parë, padyshim që skuadrës së trajnerit Daja i duhet fitorja, por edhe kurbinasit nga ana e tyre nuk kanë ndërmend të tolerojnë më shumë pas barazimit pa gola me Kastriotin.

Kukësi-Teuta, do të luhet në “Elbasan Arena” në një ballafaqim ku durrsakët duan të reagojnë menjëherë për atë humbje të pësuar në shtëpi përballë Tiranës, ndërkohë që edhe Kukësi e ka domosdoshmëri fitoren, si një përgjigje ndaj disfatës së thellë përballë Partizanit.

Në dy sfidat e tjera Skënderbeu-Bylis dhe Apolonia- Kastrioti, pritet të ketë luftë të fortë sportive për mbijetesë në kategorinë Superiore, sidomos ballafaqimi i Korçës është mjaft përcaktues për fatet e Skenderbeut, pasi një humbje i minimizon mundësitë e mbijetesës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img