Tuesday, April 23, 2024

Goli i Aymeric Laporte në të 82’ i jep fitoren shpall Manchester City duke e shpallur fitues të Kupës së Ligës. 8 mijë tifozë të pranishëm në Wembley

Lexo

Ndërkohë që në Shqipëri vazhdon bllokimi i tifozëve në stadiumet e futbollit, në Wmbley ishin të pranishëm tetë mijë tifozë, të cilët shijuan spektaklin që dhuruan skuadrat në finalen e Kupës së Ligës mes Manchester City dhe Tottenham. Goli i Aymeric Laporte shënuar në të 82-tën minutë i jep fitoren Manchester City duke e shpallur fitues të Kupën së Ligës. Aymeric Laporte ishte heroi i Manchester City përballë një Tottenham të qëndrueshëm për të ngritur Kupën e Ligës në sezonin e katërt radhazi, trofeu i tetë në total. Sidoqoftë, mbrojtësi i City mund të ishte ndëshkuar me të kuqe, por arbitri u mjaftua vetëm një nga dy faullet cinike në pjesën e pare, para se të shënonte pas një goditja të lirë të Kevin De Bruyne në minutën e 82-të.

Shansi më i mirë ishte për Phil Foden, gjuajtja e të cilit u devijua në shtyllë nga Toby Alderëeireld. Por Raheem Sterling, të cilit iu dha një fillim i rrallë, gjithashtu shkoi afër, duke parë një goditje të bllokuar nga këmba e Eric Dier, ndërsa Riyad Mahrez gjuajti në mënyrë agonizuese dhe Lloris u tregua në lartësinë e duhur në përpjekjen e Cancelo.

Skuadra e Ryan Mason luajti me një qasje më pozitive menjëherë pas rifillimit dhe sulmi i tyre i parë i vërtetë erdhi në minutën e 47-të, kur Giovani Lo Celso detyroi Zack Steffen në pritjen e tij të parë të pasdites. Pjesa e dytë ishte një garë shumë më e barabartë dhe duhej goditja fituese me kokë e Laporte për të vendosur ndeshjen kur kishin mbetur dhe  tetë minuta lojë, duke bërë që City të fitojë trofeun e Kupës së Ligës para mbështetësve të lumtur. Skuadra e Pep Guardiolës tani e kthen vëmendjet në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Champions League kundër Paris Saint-Germain të mërkurën në mbrëmje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img