Wednesday, April 24, 2024

Futboll-Kategoria e Tretë/KF Murlani mund 5-0 KF Drinin, shënojnë Markelian Guri(2), Vildan Kaçubela, Senad Lekaj, Sabian Kraja

Lexo

KF Murlani- KF Drini 5:0

(Shënues: Markelian Guri  3’ 10’, Vildan Kaqubela 12’, Senad Lekaj 22’, Sabian Kraja 50’)

E premte, 30 prill 2021, ora 13.30, Kompleksi Sportiv Kamëz-Tiranë

 KF Murlani: Fabiol Rexhepi, Suad Premçi, Vami Pepa, Eriol Krymi, Festim Lani, Jorgen Qemali, Sabian Kraja, Ardit Mesi, Senad Lekaj, Vildan Kaqubela, Markelian Guri.(U aktivizuan gjatë lojës: Gabriel Guri portjer, Shkëlqim Smajli, Gert Nuhi, Arlindo Markaj, Bekim Muriqi). Trajner Altin Xhahysa

Kampionati Kombëtar i Futbollit për Kategorinë e Tretë po shkon drejt fundit. Kur duhen edhe dy javë nga përfundimi i tij, KF Murlani duket se ka hedhur një hap shumë të sigurtë drejt realizimit të objektivit për kualifikimin në Kategorinë e Dytë. Në përballjen e sotme me KF Drinin, murlanasit kanë arritur të fitojnë thellësisht me rezultain 5 me 0. Një ndeshje që është dominuar terësisht nga Murlani nga fillimi deri në fund duke mos e vënë asnjëherë në diskutim rezultatin në favor të tij.

Ajo që e ka bërë më vlerësues këtë ndeshje për Murlanin ka të bëjë me aktivizimin në formacionin e parë të shtatë futbollistëve të rinj që aktualisht janë pjesë e Akademisë Murlani U-17. Trajneri Altin Xhahysa dhe stafi i tij duket se po mendojnë seriozisht për të ardhmen e klubit Murlani dhe puna serioze që po bëhet me ekipet e moshave ka filluar të japë rezultatet e duhura.

Pasi i ka ndjekur me vëmendje gjatë seancave stervitore dhe ndeshjeve zyrtare, por duke i ofruar edhe në gjirin e ekipit të parë, Xhahysa vendosi të gërshëtojë elementin me përvojë me atë të rinjë duke i dhënë mundësinë 17 vjeçarëve të aktivizohen në formacion në ndeshjen përballë KF Drinit.

Dhe, me përformacën shumë pozitive që paraqitën në fushën e lojës, të rinjtë murlanas morën vlerësimet pozitive, jo vetëm nga trajneri Xhahysa por edhe nga dyshja presidenciale, vëllezërit Përparim dhe Bledar Rraboshta, të cilët vazhdojnë ta ndjekin ekipin e tyre në çdo ndeshje të kampionatit.

Natyrisht që spikatjen më të madhe në këtë ndeshje e ka bërë 17 vjeçari i talentuar, Markelian Guri, i cili që në ndeshjen e parë debutuese me ekipin e parë të Murlanit shënon dy herë në portën kundërshtare. Madje, akoma më interesant është fakti se dy golat e tij vijnë që në start të takimit, 3’ dhe 10’ duke treguar se ky djalosh simpatik i sulmit murlanas ka etje për fushën e lojës. Për golat e tjerë të kësaj ndeshje kanë menduar kapiteni Vildan Kaqubela 12’, Senad Lekaj 22’, Sabian Kraja 50’ duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin e thellë të KF Murlanit 5-0.

Fitore kjo që e ofron akoma më shumë KF Murlanin drejt realizimit të objektivit për kualifikimin në Kategorinë e Tretë. Në vazhdim janë për t’u luajtur edhe dy ndeshje, fillimisht me Spartakun dhe më pas me Osumin. Dhe, bazuar në pikëzimin e klasifikimit ku Murlani është i dyti në renditje duhet vetem një fitore në këto dy ndeshje që matematikisht KF Murlani të firmosë ngjitjen në një kategori më lart së bashku me Luftëtarin kryesues. Megjithatë, edhe pse nevojitet vetem një fitore, trajneri Altin Xhahysa nga ana e tij premton se do të këmbëngulin t’i fitojnë që të dyja ndeshjet e mbetura për t’i bërë një mbyllje dinjitoze kampionatit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img