Futboll-Superliga e moshave, përballje trajnerësh shkodranë në derbin verior Vllaznia-Shënkolli U-19

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

Java e dytë e Superligës së moshave në futboll këtë fundjavë ka rezervuar derbin  verior Vllaznia-Shënkolli. Janë dy ndeshje për kategorinë U-17 dhe U-19 që do të luhen të dielen në fushën sportive “Reshit Rusi”, përkatësisht në orën 10.00 dhe 12.00. Ajo çka paraqet më tepër interes është ndeshja e dytë ku dueli i 19-vjeçërëve përballë edhe dy trajnerë shkodranë, Luan Zmijanin e Vllaznisë dhe Haris Liken e Shënkollit. Zmijani, me një përvojë të madhe si trajner i Akademisë Vllaznia që më herët ka drejtuar edhe ekipin e parë, kërkon fitore të ndeshjes dhe trofe të sezonit.

Ambicje për fitore tre pikëshe në këtë ndeshje ka patjetër edhe Haris Lika, trajneri shkodran, që pasi ka trajnuar në Akademinë AAS të Shkodrës, ka marrë përsipër të drejtojë 19 vjeçarët e Shënkollit, skuadra finaliste e sezonit të kaluar, në gjirin e së cilës ka elemente me shumë perspektive. Dy ekipet në fjalë që konsiderohen si dy nga ekipet më të mira të grupit A verior, por edhe në rang kombëtar, vijnë pas fitoreve në javën e parë, Vllaznia në transferte 0 me 1 ndaj Internacional dhe Shënkolli 6 me 0 në shtëpi ndaj Dinamos.

Kush do të fitojë të dielen, Vllaznia U-19, apo Shënkolli, trajneri Luan Zmijani, apo Haris Lika? Për këtë duhet të presim përfundimin e të gjithë takimit, i cili për hirë të së vertetes ka marrë një vemendje të madhe në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -