Sunday, October 13, 2024

Kosovë-Pas basketbollit, edhe futbolli pushim këtë fundjavë

Lexo

Masat që po merren nga Qeveria e Kosovës kundër Covid-19 janë shtrirë edhe në sektorin e sportit. Pak orë më parë, me një vendim të posaçëm u njofua pezullimi i Kampionatit të basketbollit dhe në përgjithësi të aktiviteteve në salla të mbyllura, ndërkohë që në vazhdim vjen edhe lajmi tjetër për pezullimin e ndeshjeve të futbollit. Nga sa bëhet e ditur, sa i përket futbollit, janë pezulluar vetem ato ndeshje të planifikuara për tu luajtur në ato qytete të karantinuara për shkak të shtimit të rasteve pozitivë.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe klubet anëtare të saj se të gjitha ndeshjet e parapara për t’u zhvilluar këtë fundjavë janë shtyrë për mesjavë. Në fakt, me vendimin e ri të Qeverisë aktivitetet e futbollit nuk janë ndërprerë, por FFK e ka vlerësuar si të nevojshme shtyrjen e ndeshjeve të kësaj fundjave, duke pasur parasysh karantimin e 7 qyteteve për fundjavë si masë për menaxhimin më të mirë të situatës me Covid-19 dhe me qëllim të lehtësimit të gjërave për klubet dhe zyrtarët e ndeshjeve, të cilët do të mund të hasnin në pengesa gjatë udhëtimit të tyre për ndeshje në qytetet e karantinuara. Kësisoj, garat do të vazhdojnë në mesjavën e ardhshme për çka klubet do të njoftohen me kohë nga komisionet përkatëse për orarin e ri të ndeshjeve”, thuhet në njoftimin zyrtar të Fedetës Futbollit të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img