Saturday, November 23, 2024

Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta legjenda e futbollit Diego Armando Maradona

Lexo

Futbolli botëror është në zi. Një prej ikonave të futbollit botëror, Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta në moshën 60-të vjeçare. Lajmi në fjalë është përcjellë nga mediat argjentinase , sipas të cilave Maradona ka pësuar arrest kardiak. Shërbimet mjekësore të atjeshme janë paraqitur menjëherë në banesen e tij duke e transportuar në spital, ku megjithë ndërhyrjen e mjekëve specialistë, ai nuk ka arritur të mbijetojë. Gjithnjë sipas mediave argjentinase, gjatë periudhës së fundit, ish kampioni i botës i është nënshtruar një operacioni në tru dhe ishte në kurim e sipër nën kujdesin e mjekëve specialistë, por me sa duket komplikacionet në vazhdimësi kanë bërë të tyren duke e rënduar gjendjen e Maradonës deri sa ditën e sotme nuk ka rezistuar më duke ndërruar jetë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img