Friday, March 29, 2024

Futbolli pukjan në zi! Ndërron jeta në moshën 58 vjeçare, veterani i sportit, Hamdi Ahmetaj

Lexo

Është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeçare, një nga emrat e njohur të futbollit pukjan në vite. Bëhet fjalë për Hamdi Ahmetaj, futbollistin që luajti me sukses në formacionin e Tërbunit të Pukës në vcitet 80-90-të.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetar sportiv pukjan, Gani Pemaj, i cili thekson se vdekja e is futbollistit të njohur pukjan erdhi nga një sëmundje e rëndë që e mundoi gjatë periudhës së fundit.

Ish futbollisti i Tërbunit, Hamdi Ahmetaj, kontriboi për ekipin e vendlindjes së tij në vitet 1982-1990 duke qënë pjesë kryesor i formacionit të parë. Përpos kontributit të tij si futbollist, Ahmetaj ka mbështetur ekipin edhe pas largimit nga futbolli i luajtur duke qënë një frymëzim për skuadren e tij të zemres.

Në respekt të kësaj figure sportive, futbollistët dhe tifozët e ekipit Tërbunit, e nisen ndeshjen e fundit përballë Burrelit me një minutë heshtje .

Një prej bashkohësve të tij, Viktor Gjoni, sot drejtor sportiv i Klubit të Futbollit, Tërbuni, kujton Hamdiun, jo vetëm si një futbollist plot talent, por dhe njeri të disiplinuar, i edukuar dhe familjar i shkelqyer.

Me dhimbjen për humbjen e këtij ish futbollisti të njohur të Tërbunit në vite, bashkohet edhe Bashkia Pukë, e cila përmes kryetarit, Gjon Gjonaj, shprehu publikisht ngushëllimet e sinqerta për familjen Ahmetaj!

Stafi i Veriu Sport, i përcjell ngushëllimet e sinqerta, familjes, Ahmetaj, për humbjen e njeriut të tyre të afërt, si dhe komunitetit të sportit, për humbjen e një veteran të nderuar të futbollit pukjan në vite.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img