Saturday, April 20, 2024

Balaj pas fitores me Tiranën: “Tre pikë të rëndësishme, gëzuam tifozët. Kemi mundësi të shpallemi kampion”

Lexo

Vllaznia fitoi klasiken përballë Tiranës duke rihapur garën për titullin kampion. Një fitore shumë e rëndësishme për shkodranët që afrohen me tre pikë pas bardhebluve.

Sulmuesi Bekim Balaj arriti të merrte një penallti shumë të domosdoshme, të cilën Marku e ktheu në gol, duke i dhënë ekipit një 3 pikësh shumë të rëndësishëm. Pas sfidës, Balaj u shpreh në një intervistë për “Panorama Sport”:

Ka filluar të lëvizë Balaj në drejtim të golit, fituat një penallti, gjysmë goli?

Sot (dje) them se ia arritëm objektivit që kishim të merrnim tri pikët në këtë takim. Për mua ka pak rëndësi sesi u arritën ato. Morëm tri pikët e gëzuam të gjithë këta tifozë që ishin sot të pranishëm.

Fitore që rihap titullin?

Normalisht që ishte një fitore që vlen për titullin. Na afron edhe moralisht një fitore e tillë. Kemi forcë dhe mundësi për të shkuar deri në fund dhe të ngremë dhe Kupën e titullit.

Përpara kaq shumë tifozëve keni pasur shumë emocion?

Mendoj se është emocion të luash para këtyre tifozëve. Na kishte munguar një ambient i tillë, por sot(dje) ishin të mrekullueshëm.

Do të dëshironit një gol në këtë takim?

Dëshira ishte e madhe, por kishte rëndësi vetëm fitorja.

Mendoi ndonjë moment Bala që ta godiste vetë penalltinë?

Ma ofruan edhe shokët, por meqenëse Marku kishte goditur dhe nuk kishte gabuar dhe ashtu bëri. Për ne ishte e rëndësishme vetëm të shkonte topi në rrjetë dhe ia realizuam.

Emocion se përballë kishit ish-skuadrën tuaj bardheblu?

Kam luajtur te Tirana për një vit e gjysmë, kam kaluar periudhë të mirë. Gëzoj respekt maksimal për të gjithë, por sot ishin kundërshtarët e mi dhe do të bëja gjithçka që ta fitoja këtë ndeshje

Për ju ishte 11-metërshi?

Sigurisht që kishte një kontakt në zonë, një moment i panevojshëm. Ajo u pa edhe në VAR dhe u cilësuar penallti.

Një transfertë e vështirë ju pret ndaj Egnatias?

Për kampionatin është e rëndësishme çdo ndeshje që kemi. Na duhet që të krijojmë një ecuri rezultatesh, kjo është më e rëndësishmja. Në fund kush merr më shumë pikë shpallet kampion. Merr tri pikë me Tiranën dhe humbim në Rrogozhinë, do të sfumohet kjo fitore. Prandaj duhet vlerësojmë maksimalisht çdo takim.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img