Saturday, May 4, 2024

Futsal-Vllaznia fiton në transfertë me Eagles Land. Spikat Senad Lekaj, më i miri në fushë për të dy ekipet

Lexo

Eagles Land-Vllaznia 4-7(Shënues: Vogli, Plloçi, Dajti, Filaj/ Lera, Lekiq (2), Lekaj (2), Dushaj, Shkrepi)

Formacioni i Vllaznisë: Behari, Lekaj, Lera, Shkrepi, Laçeja.(U aktivizuan edhe Dushaj, Lekiq, Bajraktari). Trajner: Bujar Celufaj

Java e katërt e Kampionatit Kombëtar të Futsallës ka rikthyer Vllazninë tek fitorja. Pas humbjes minimale, aksidentale me Flamurtarin në shtëpi 2-3, Vllaznia e Futsalës ka mundur me rezultatin 4 me 7 ekipin Eagles Land të Tiranës.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Partizani” të kryeqytetit është dominuar tërësisht nga skuadra kuqeblu, e cila e drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj, ka shënuar plot shtatë herë në portën vendase duke bërë të pavlefshëm katër golat e kundërshtarit. Lera, Dushaj, Shkrepi nga një gol, si dhe Lekiq dhe Lekaj nga dy gola, janë autorët e rrjetave të Vllaznisë Futsal në këtë ndeshje.

Merita për këtë fitore shkon për të gjithë ekipin, por ndër to duhet veçuar dhe përgëzuar Senad Lekaj, i cili po spikat në fushën e lojës. Pasi ka provuar futbollin e madh me një sërë ekipesh ku ka luajtur, që nga Vllaznia e Superligës deri tek ekipe të tjera të kategorive më të ulta, por edhe jashtë vendit, Lekaj tashmë është fokusuar tek Futsala, ku e ndjen veten mjaft mirë.

Ashtu si edhe në ndeshjet e mëparshme, edhe në ndeshjen e fundit të luajtur në kryeqytet ndaj Eagle Land, Senad Lekaj bëri më të mirën për skuadrën e tij duke qënë futbollisti më i mirë në fushë për të dy ekipet.

Krahas golave që ai shënon, me minutazhin më të madh në fushën e lojës, në cilësinë e një veterani në mund ta quajmë kështu, ai është një shembull dhe frymëzim për kolegët e tjerë më të rinj të skuadrës kuqeblu.

Dy golat e shënuar dhe 3 assiste për gol në këtë ndeshje, janë treguesi më i mirë për këtë lojtar që ka marrë edhe përgëzimet e stafit drejtues, pasi po udheheq ekipin Vllaznisë Futsal në fitoret ndaj kundërshtarëve. Së bashku me golat e shënuar ndaj Diamant të Durrësit dhe Flamurtarit, me dy golëshin e kësaj jave ndaj Eaglas Land, Lekaj shkon në kuotën e katër golave individualë.

Në dy ndeshjet e tjera të javës së katërt të Kampionatit Kombëtar të Futsalës, Tirana Futsal mundi Forcat e Armatosura me rezultatin 7-4, ndërkohë që Flamurtari FC është mundur nës shtëpi nga Diamant Futsal 7-9.

Pas rezultateve të kësaj jave, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj ka marrë kryesimin e kampionatit me pikë të barabarta, nga 9-të të tilla me Flamurtarin. Në vend të tretë dhe të katërt janë Tirana Futsal dhe Diamant Futsal me nga 6 pikë, ndërkohë që Eagles Land dhe FC Olimpik 1 Maji Shkodër, kanë 0 pikë.

Një ecuri pozitive kjo për Vllazninë Futsal, rikthimi i së cilës në këtë sezon sportiv duket se është me objektiva të qarta për të fituar titullin kampion.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img