EURO U21 2027 / Delegacioni i UEFA-s mbërrin në Shqipëri, vizitë inspektuese në stadiumet e turneut. E nis me “Loro Boriçin” në Shkodër

Lexo

- Reklamë -spot_img

Përgatitjet për Kampionatin Europian U21, që do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027, po hyjnë në një tjetër fazë të rëndësishme. Përfaqësues të UEFA-s kanë nisur sot turin e inspektimeve në stadiumet që do të presin ndeshjet e këtij kompeticioni.

Stacioni i parë është stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër, ndërsa vizitat do të vijojnë në “Elbasan Arena” dhe më pas në Tiranë, në “Arena Kombëtare” dhe “Arena e Demave”.

Gjatë këtyre vizitave do të vlerësohen nga afër kushtet dhe standardet teknike, infrastrukturore dhe organizative të katër impianteve, në kuadër të përgatitjeve për mirëpritjen e EURO U21 2027.

Kampionati Europian U21 do të jetë ngjarja më e rëndësishme sportive që do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027, ndërsa FSHF dhe UEFA po vijojnë punën për të garantuar përgatitjet në nivelin më të lartë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img