Friday, March 29, 2024

Gerti Shima emërohet Sekretar i Përgjithshem i KOKSH

Lexo

Basketbollisti i njohur i Tiranës, kombëtares kuqezi, si dhe disa skuadrave të tjera, brenda dhe jashtë vendit, Gerti Shima, nga sot është graduar në postin e lartë të Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar duke zëvendësuar një tjetër ish basketbollist si Stavri Bello që e mbajti këtë post për 25 vite me radhë. Njoftimi në fjalë është përcjellë zyrtarisht nga KOKSH përmes komunikatës në fjalë.

“Komiteti Ekzekutiv i KOKSH ka miratuar propozimin e Presidentit FidelYlli për të emëruar z.Gerti Shima si Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH.

Ai mori sot zyrtarisht detyrën si Sekretar i Përgjithshëm ndërsa u prezantua me anëtarët e tjerë të stafit të KOKSH.

Shima ka një karrierë të gjate si basketbollist në disa ekipe brenda dhe jashtë vendit, kapiten i ekipit Tirana si dhe anëtar i ekipit kombëtar prej disa vitesh.”, thuhet në njoftimin zyrtar shpërndarë për mediat nga KOKSH.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img