Saturday, April 27, 2024

Kuqeblutë për tre pikë në Laç dhe Vllaznia kampion. E deklaron Ersin Hakaj, i rikthyer tek kuqeblutë pas pesë sezonesh karrierë në skuadrat e tjera të Superiores

Lexo

I rikthyer pas pesë sezonesh në kampin kuqeblu pas një aktiviteti tek Partizani, Teuta dhe një përvojë të shkurtër të pzyrtarizuar në Turqi, Ersin Hakaj është rikthyer tek skuadra “mëmë” Vllaznia, me të cilën u formua si futbollist. Në intervisten e dhënë për gazetarin Admir Uruçi, Hakaj flet për pragndeshjen e javës së parë të kampionatit duke qënë optimist për një fitore në Laç, ndërkohë që ka besim edhe për fitimin e titullit kampion në sezonin 2021- 2022.

 Esin, të shtunën nis kampionati për Vllazninë. A ndiheni gati për transfertën ndaj Laçit?

Situata në ekip para këtij takimi duket shumë e mirë. Skuadra ka marrë shumë ngarkesa këtë periudhë, por mund të them se jemi mirë në të gjitha aspektet. Jemi në gjendje optimale fizike dhe gati për të dhënë maksimumin për ta nisur mbarë kampionatin.

Prisni ta startoni me fitore?

Normalisht që po. Do të jetë një përballje shumë e fortë. Besoj që do të jetë një ndeshje që do të dhurojë emocione. Ne do të kërkojmë fitoren dhe kam besim që do t’ia arrijmë.

OK, por e dini që në Laç u bënë 7 vite që Vllaznia nuk fiton dot…?

Këto janë statistika, ne do të luftojmë për më të mirën.

Barazimi do t’ju kënaqte në këtë fushë të vështirë?

E rëndësishme është që në një fushë të tillë, para një skuadre që ka vlera edhe një barazim mund të quhet pozitiv. Laçi ka një skuadër të mirë dhe duhet vlerësuar maksimalisht.

Ju e ndieni veten favorit në këtë takim?

Nuk besoj se është një ndeshje që ka favoritë. Ne kemi në organikë disa lojtarë shumë cilësorë, që shpresoj të na ndihmojnë shumë, duke filluar nga ky takim dhe në vazhdimësinë e kampionatit.

Si e shikoni Vllazninë e këtij sezoni?

Mendoj se do të jetë pretendente po aq e fortë sa në tenduar deri në fund për titullin dhe kupën.

Ju keni qenë pjesë e Partizanit në sezonin e kaluar. Duke parë grupin aktual të Vllaznisë, mendoni se është një skuadër më e mirë se e kampionatit të fundit apo jo?

Unë shikoj një Vllazni të fortë. Nuk nisem nga individët, por nga grupi. Është një ekip shumë i mirë, me djem që punojnë dhe japin maksimumin. Kjo do na bëjë të jemi më të fortë për të arritur objektivat tanë. Mendoj se jemi të kompletuar në të gjitha aspektet si skuadër.

Admir Uruçi

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img