Friday, May 3, 2024

Gjashtë gola në ndeshjen hapëse të Kategorisë së Parë, Vora triumfon ndaj Besës

Lexo

Vora-Besa 4-2

 (Shwnues: 27′, 76′ Raboshta , 57′ Qardaku, 60′ Tabaku/ Mezani 29′, 90+4′ Xhabrahimi)

Vora e ka nisur me fitore kampionatin, teksa mposhti me rezultatin 4-2 Besën, në ndeshjen hapëse të Kategorisë së Parë, e cila u transmetua në MCN TV.

Raboshta zhbllokoi sfidën duke i dhënë avantazhin skuadrës së Mërgjyshit në minutën e 27-të, por vetëm dy minuta më vonë, kavajasit barazuan shifrat me Mezanin.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Vorën, që shënoi tre herë të tjera me Raboshtën, Qardakun dhe Tabakun. Golin e dytë për Besën e shënoi Xhabrahimi në fundin e takimit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img