Gol në minutën e 95-të, Egnatia triumfon ndaj Laçit

Laçi-Egnatia  0-1 (Shënues: Albano Aleksi 95’)

Egnatia fitoi minimalisht ndaj Laçit në transfertë, në ndeshjen e parë për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Goli i fitores për rrogozhinasit u shënua në minutën e 95-të, pas një penalltie të kthyer në gol nga Albano Aleksi.

Ndeshja ishte mbërthyer në shifrat 0-0, deri në fundin e takimit, ndonëse të dyja skuadrat kishin raste shënimi, me Egnatian më dominuese.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Rrogozhinë, pas dy javëve. Me këtë fitore, Egnatia hedh një hap të sigurt drejt gjysmëfinales.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu