Sunday, May 19, 2024

Hap i gabuar i Vllaznisë në Kupë, kuqeblutë humbin çerekfinalen e parë me Erzenin në transfertë, 2-1. Kualifikimi në gjysëmfinale vendoset pas dy javësh në “Loro Boriçi”

Lexo

Erzeni-Vllaznia  2-1(Shënues: Asani 64’, Kacbufi 89’/Smajli 87’)

Vllaznia hebdh një hap të gabuar në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, teksa ka humbur ndeshjen e parë me Erzenin me rezultatin 2 me 1, ndeshje kjo e luajtur pasditen e së mërkurës në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës. Një lojë jo shumë bindëse e Vllaznisë, e cila nuk arriti të shfaqej e rrezikshme ashtu si në ndeshjet e mëparshme, e cila sjell humbjen e parë të kuqebluve pas 11-të javëve, kur më parë bilanci ishte 8 fitore dhe 2 barazime në 10 ndeshje.

Edhe pse në pjesën e parë të ndeshjes kishte raste në të dyja portat respektive, 45 minutat e kësaj pjese mbyllen me rrjeta të paprekura, 0 me 0. Në pjesën e dytë, loja ka më shumë ritëm, pasi të dyja skuadrat kërkojnë fitoren.

Rezultati zhbllokohet në minutën e 64-të, me Erzenin që kalon në avantazh përmes Asanit, i cili  duke ndjkur nga afaër aksionin shijkas, dërgon në rrjetë një ntop të kthyer në lojë nga ana e portjerit shkodran Kristi Qarri.

Vllaznia nuk pajtohet me disavantazhin, dhe tekniku kuqeblu Qatip Osmani, lëviz me njëherë me stolin duke përforcuar repartin sulmues. Goli për kuqeblutë vjen në minutën e 87-të, por për autor ka një mbrojtës si Geralb Smajli, i cili duke mbështetur sulmin depërton drejt zonës vendase, aty ku në pozicion ballor lëshon një të majtë potente, e cila shkon direkt e në rrjetë.

Duket se entuziasmi i golit të barazimit do të shfrytëzohej nga Vllaznia, që duke pasur në dispozicion edhe minutat shtesë të shënonte edhe një gol tjetër të dytë, por këtë mundësi nuk ia jep Erzeni, pasi në një aksion model të shijakasve, topi harkohet në zonën shkodrane, aty ku Kacbufi godet saktë duke shënuar golin e dytë për Erzenin.

Me rezultatin 2 me 1 në favor të Ezenit, mbyllet e gjithë ndeshja, duke shënuar një hap të gabuar të Vllaznisë në turin çerekfinal. Gjithësesi, fati i kualifikimit për në turin gjysëmfinal, do të vendolset pas dy javësh në ndeshjen e kthimit që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img