Friday, April 26, 2024

Goli spektakël i Hakajt ndaj Kukësit në transfertë, mesazh i drejtpërdrejtë për teknikun Reja

Lexo

Që Ersin Hakaj ka tërhequr vemendjen e teknikut të kombëtares Edi Reja, kjo është parë që në grumbullimin dhe madje edhe aktivizimin në miqësoren me Arabinë Saudite. Ndeshje kjo që shkodrani e ka justifikuar plotësisht, ashtu si edhe dy kolegët e tij të skuadrës kuqeblu, Gurishta dhe Mala.

Por, realisht, goli spektakël që Hakaj shënoi të enjten përballë Kukësit në transfertë, ishte një tjetër mesazh domethënës që Hakaj i adresoi teknikut kuqezi në prag të ndeshjeve të tjera, miqësore dhe zyrtare, që kombëtarja jonë ka për periudhën në vazhdim.

Por, përpos aspektit individual të raporteve të tij me skuadrën kombëtare, më së shumtmi, goli i Hakajt i ka shërbyer drejtpërdrejt skuadrës së tij kuqeblu. Dhe, natyrshëm që vetë Hakaj, në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, shprehet i lumtur që goli i tij shërbeu për fitoren e tre pikëshit në tëtë ndeshje.

“Ky gol ishte i rëndësishëm sepse na dha 3 pikët. Normalisht jam shumë i lumtur pasi goli im shërbeu që ne të fitonim. Shpresoj që të mos kemi më problemet që patëm radhën tjetër dhe që të vazhdojmë kështu me fitore. Nuk e di, mund të jetë ngërçi që na zë minutat e fundit. Shpresojmë që mos ndodhë më, të vazhdojmë të luajmë ashtu si kemi luajtur”, është shprehur Hakaj pas ndeshjes, Kukësi-Vllaznia, duke mos harruar të përmendë që goli i shënuar ndaj Kukësit ka shkuar si dedikim për familjen e tij.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img