Friday, April 19, 2024

Supergol i Brendon Smajlit. Fitorja e gjashtë radhazi për MFC Panthers. Mund Ferraj FC 0-2 dhe kryeson kampionatin e futbollit 9×9 me 18 pikë të plota

Lexo

Ferraj FC-MFC Panthers Shkodra 0-2(Shënues: Brendon Smajli, Valdano Nimani)

Gjashtë fitore radhazi në gjashtë javë kampionat. Ky është bilanci për ekipin shkodran MFC Panthers, i cili me 18 pikë të plotë kryeson Kampionatin Kombëtar të futbollit amator 9×9-“FSHF Sunday League”.

Tre pikët e radhës për MFC Panthers të drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani janë marrë mbrëmjen e sotme në përballjen me Ferraj FC, takim ky, ashtu si edhe të tjerët, është luajtur në kryeqytet.

0 me 2 në favor të Panthers ka përfunduar kjo ndeshje, me dy golat e shënuar nga Brendon Smajli dhe Valdano Nimani. Për tu theksuar është se për nga mënyra se si është realizuar, goli i parë i shënuar nga Brendon Smajli ka qënë në përmasat e një supergoli, që duke i shtuar edhe atë të Nimanit i dhanë tre pikët e vlefshme Vllaznisë.

MFC Panthers është pjesë e grupit A të kampionatit 9×9 dhe për momentin, rivalitetin e ka me ekipin kampion në fuqi, Prestige, i cili edhe ai nga ana e tij ka realizar vetëm fitore, e fundit 2-4 ndaj North Gate duke grumbulluar  18 pikë.

Nga sa bëhet e ditur, përballja direkte mes këtyre dy skuadrave të të njëjtit grup pritet të jetë pas rreth tre javësh. Një supersfidë kjo që pritet të dhurojë spektakël në fushën e lojës, mes dy skuadrave që vijnë pa humbje në këtë fazë të parë të kampionat, dhe kanë momentin e duhur për tu shkëputur nga njëra tjetra duke marrë kryesimim i vetëm.

Për javën e shtatë të Kampionatit Kombëtar të futbollit 9×9, ekipi shkodran MFC Panthers do të ndeshet me ekipin BTL.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img