Pep Guardiola feston arritjen në finalen e Champions League në Stamboll, e dyta për Manchester City në tre vjet: “Champions League, një ëndërr apo obsesion?? Është e veçantë, është thjesht speciale. Jam i lumtur, nuk ndodh çdo ditë që arrin një objektiv të tillë. Por tani le të fokusohemi te kampionati dhe kupa, do të mendojmë më vonë për Stambollin”.
Pep Guardiola u bë trajneri i tretë që fiton 100 ndeshje në Champions League. Trajneri katalanas është pra në vendin e tretë pas Alex Ferguson, me 102 fitore, dhe që sonte mundi Carlo Ancelottin, i cili kryeson klasifikimin special me 107 fitore.
Bernardo Silva, një nga protagonistët absolut të mbrëmjes, foli për finalen e Champions ku Manchester City do të përballet me Interin: “Ishte e vështirë për ta mposhtur Realin 4-0, na duhej një paraqitje e mrekullueshme dhe ia dolëm. Tani rikthehemi në finale dhe shpresojmë ta fitojmë… Tifozët ishin të rëndësishëm dhe ne ishim këmbëngulës, kishim pasion dhe organizim. Nuk më pëlqeu shfaqja ime në ndeshjen e parë, doja ta kompensoja. Interi? Një skuadër shumë e organizuar. Unë i pashë dje, pastaj me Barçën, Bayernin dhe Benfikën. Ata janë të fortë dhe të organizuar, të shpejtë në kundërsulme. Do të jetë e vështirë, por ne do të përpiqemi”.