Saturday, July 27, 2024

Gvozdenoviç: “Faleminderit nga zemra tifozëve shkodranë të Vllaznisë. U takova me presidentin e Vllaznisë, ai tha do luajmë në finale Vllaznia-Skënderbeu”.

Lexo

Ivan Gvozdenoviç ka qenë shumë i lumtur pas fitores së thellë 5-1 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi” që i mundësoi skuadrës së tij kalimin në “Final Four”.

“Pikë së pari, nga unë dhe të gjithë korçarët, faleminderit nga zemra tifozëve shkodranë të Vllaznisë.

Çfarë të themi, jemi të emocionuar. Shumë të kënaqur patjetër se rezultati ishte shumë i mirë për çunat. Jo 5-1, e them për “Final Four”, se sot nuk ishim pesë herë më mirë se Shkodra. Vllaznia ka një skuadër shumë të mirë dhe do Zoti të shkojë në finale.

Për çunat është një sukses shumë i madh, do shkojmë në “Final Four”. Tani i kemi një ditë pushim dhe nga e hëna do përgatitemi për “Final Four”. Jemi patjetër shumë të lumtur dhe të kënaqur.

Faleminderit, të gjithë korçarët dhe unë personalisht kemi shumë respekt për tifozët e Vllaznisë dhe kjo duartrokitje ishte normale nga unë. E thashë edhe një herë, nuk mund të flasim shumë. Tani jemi të kënaqur, të lumtur. Do pushojmë një ditë dhe pastaj mund të flasim pak më shumë. Edhe një herë, çunat e meritojnë të gjithë, ka qenë një sezon shumë i vështirë për ne. Ishte shumë i bukur dhe të gjithë lojtarët e meritojnë.

Shorti është i fortë. Egnatia dhe Partizani… Vllaznia është skuadër shumë e fortë. Tani për ne nuk është shumë e rëndësishme kush do jetë ne short, jemi gati dhe do ta shohim.

Patjetër u takova edhe me presidentin e Vllaznisë dhe ai tha do luajmë në finale Vllaznia-Skënderbeu. I thashë pse jo. Pastaj ta shohim nëse mund të shkojmë në finale, është e bukur. Por të mos flasim shumë më shumë përpara.

Në gjithë sezonin Nikaj ishte mirë, ishte një lojtar i mirë. Një lojtar nga Shkodra, një lojtar me shumë cilësi që është edhe me Shqipërinë U21. Jam i kënaqur me të”, tha Gvozdenoviç për mediat pas përfundimit të të ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img