Saturday, July 27, 2024

(Video) Super Basania! Pas titullit në Grupin A, bushatasit sfidojnë në finalen e madhe fituesin e Grupit B duke u shpallur kampion i Kategorisë së Tretë me golat e Miles, Shimajt dhe Lekes

Lexo

Basania-Memaliaj 3-0( Albert Mila 80’, Egzon Shimaj 83’, Flori Leka 90+1’)

Basania: Marku, Nikshiqi, Zagani, Shema, Zefi, Drabeja, Kola, Hofman, Shimaj, Mila, Sumah.(U aktivizuan: Leka, Puka, Roberto Paulo). Trajner: Fatjon Hasanaj

Memaliaj: Mustafai, Skënderaj, Ajdini, Jaupi, Drizaj, Hysi, Bilaj, Bega, Lirëza, Hyzollari, Saraçi.(U aktivizuan: Lalaj, Malaj, Ajdini, Matushi). Trajner: Adelajd Caushi

Gjyqtarë: Florjan Lata, Mateo Syziu, Endri Zhuri(Durrës). Delegat:Moris Merhori(Kavajë)

Basania FC është kampionia e madhe e kategorisë së tretë duke realizuar kështu një ëndërr, por edhe një objektiv që drejtuesit i patën vënë vetes që me krijimin e ekipit të parë, kualifikimin në kategorinë e dytë.

Plotësohet kështu edhe një dëshirë dhe passion të qindra e mijra tifozëve, jo vetëm bushatas, por edhe më gjërë, të cilët e shoqëruan skuadrën në të gjitha ndeshjet, brenda dhe jashtë fushës së tyre, përfhsirë edhe finale e sotme të luajtur në stadiumin e Vorës.

Skuadra që përfaqëson zonën e Bushatasit në Bashkinë Vau Dejës e shpallur kampione e Grupit A u ndesh sot me kampionen e tjetër të grupit B, Memaliajn. E dirigjuar në pankinë nga trajneri me përvojë Fatjon Hasani, por edhe me një dirigjent tjetër në krye të klubit si Presidenti Ermir Shimaj, Basania FC sfidon tepelenasit e Memaliajt duke e mundur pastër 3 me 0 me tre gola të shënuar nga Albert Mila, Egzon Shimaj  Flori Leka.

Ndeshja

Një pjesë e parë deri diku e barabartë nga të dyja ekipet, ku tentativat e skuadrave sfumoheshin ne zonat e rreptësisë. Kjo pjesë dhuron dy raste nga një për secilën skuadër ku fillimisht Sumah godet në hyrje të zonës por portieri Mustafai është në lartësinë e duhur. Më pas është radha e Memaliaj, ku me anë të Lirëza për pak sa nuk shënon por topi nuk i bindet atij.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa pjesa e dytë nis me Basanian më kërkuese ku në tre momente kishte shancin e artë për të gjetur golin me anë të Lirëza Hysi dhe Sumah që nuk shënojn dot.

Kundërpërgjigjet Memaliaj dhe është Lirëza që tentoi me një parabol të mposhte portierin Marku por topi kaloj disa centimetra larg shtyllës pingule. Goli vinte rrotull dhe është Basania që në 10-të minutat e fundit arrin të shënoj 3 gola fillimisht me kapitenin Albert Mila që bën gjithçka mirë duke mposhtur portierin Mustafai.

Më pas, një krosi nga e djathta gjen brenda zonës Shimajn që bënë gjithçka mirë duke shtyrë topin në rrjetë. 2-0 me Basanian që shkon e qetë drejtë trofeut. Minuta e parë shtesë nga tre të akorduara do të sillte dhe golin e fundit të takimit me të riun Flori Leka që i vetëm pranë portës kundërshtare nuk e ka të vështirë të gjej golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.

Kryesori Florjan Lata i jep fund takimit duke bërë që stafi teknik i Basania të shpërthejë në festë. Nuk mungonin as disa tifozë që kishin udhëtuar enkas nga Bushati për të ndjekur ndeshjen finale të Kategorisë së Tretë.

(Video) Festa e Basania FC në përfundim të ndeshjes së fituar 3-0 ndaj Basanias, si dhe ceremonia e dorëzimit të trofeut Basanias, kampione e madhe e kategorisë së tretë.

Fatos LAMAJ-Vorë, 11 maj 2024

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img