Wednesday, May 1, 2024

Hektor Idrizaj vishet verdheblu

Lexo

Elbasani vazhdon me goditjet në merkato. Mbrojtësi Hektor Idrizaj është lojtari më i ri i AF Elbasanit, skuadër e drejtuar nga trajneri Nevil Dede. Idrizaj ka një karrierë të pasur në Shqipëri ku ka luajtur me Skënderbeun, Partizanin, Teutën, Flamurtarin dhe Bylisin.

Njoftimi zyrtar:

“Idrizaj zyrtarisht i bashkohet rrugëtimit tonë. Mbrojtësi vlonjat vjen në Elbasan pas eksperiencës në Korçë me skuadrën e Skënderbeut. Përgjatë karrierës është aktivizuar në Superiore me ekipe si Partizani, Teuta, Flamurtari dhe Bylis.

Ai është shpallur kampion i Kategorisë Superiore dhe fitues i Superkupës së Shqipërisë”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img