Thursday, April 25, 2024

Histori-Juban Danja, feston 17 vjetorin e krijimit, ekipi i parë i futbollit të femrave në Shqipëri! Meritë e padiskutueshme e presidentit pasionant Ferdinand Jaku

Lexo

6 shtator 2005-6 shtator 2022! Janë plot plot 17 vite nga dita kur në Juban të Shkodrës, një zonë me tradita të mirëfillta kulturore dhe historike, u formua ekipi i futbollit të femrave në Shqipëri. Iniciatori, i formimit të këtij ekipi ishte Ferdinand Jaku, një person shumë i njohur në fushën e mjekësisë, por që shumë shpejt do të bëhej edhe shumë më i njohur në fushën e sportit.

Kjo, pasi Ferdinandi, me të gjithë familjen e tij, bashkëshorten Lizianen, dy vajzat, Emanuela dhe Paula, djali Vasko, janë jo vetëm pjesë aktive e skuadrës së futbollit të femrave, por drejtojnë dhe menaxhojnë në mënyrën më të mirë aktivitetin sportiv të futbollit të femrave të klubit Juban Danja.

Në vijim, pranë kësaj familjeje do të shfaqej edhe gazetari sportiv Anton Zalli, ku duke qënë shoku dhe bashkëshorti i Emanueles, golashënueses më të mirë të asaj kohe në Shqipëri me 19 gola, të gjithë së bashku i japin edhe më shumë jetë sportive kësaj familje.

Përpos themelimit të ekipit të parë të futbollit në Shqipëri, Juban Danja dhe personalisht presidenti Ferdinand Jaku, ka meritën e padiskutueshme edhe në realizimin e të parës ndeshje ndërkombëtare të futbollit të femrave në Shqipëri. Dhe, kjo ndodhi në stadiumin “Loro Boriçi” duke u ndeshur me ekipin e Kosovës, në një ditë që do të kthehej në feste për atë tifozëri të zjarrtë që shoqëroi ndeshjen në fjalë.

Fitimi i dy Kupave të Republikës, dhe i shumë trofeve të tjerë kombëtarë, nënkampion kombëtar për shumë vite, etj, janë disa nga arritjet e këtij klubi që meriton respekt të veçantë.

Një festë modeste në ditën e përkujtimit të 17 vjetorit të themelimit të skuadrës, pikërisht në Juban të Shkodrës, aty ku nisi rrugën e bukur skuadra e parë e futbollit të femrave në Shqipëri, risolli në vemendje momentin historik që Shkodra dhe shkodranët, dhe Shqipëria në tërësi, do ta kujtojnë gjatë.

Dhe, me këtë rast, Ferdinant Jaku, njeriu që ka pjesën më të madhe të meritës së kësaj ngjarje historike së bashku me familjen e tij, meriton respektin më të madh.

Duke e përgëzuar për gjithçka i ka dhënë sportit të futbollit të femrave, Veriu Sport, uron që Juban Danja, edhe në të ardhmen, të vijojë të jetë pjesë e rëndësishme e futbollit të femrave të Shqipërisë.

Urime ditëlindjen, Juban Danja, edhe 100 të tjera!

Gaspër  MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img