Sunday, May 5, 2024

Historia kuqezi / Euro ‘64, kur Shqipëria debutuese hynte mes 16 më të mirave të kontinentit

Lexo

Si sot 58 vjet më parë, më 29 qershor 1963, Shqipëria nisi rrugëtimin e saj për herë të parë në eliminatoret e një Kampionati Europian. Më 26 mars 1963 në Amsterdam, UEFA kishte hedhur shortin e 1/8-tave. Shorti i eliminatoreve të Euro 1964, e kishte vënë fillimisht Shqipërinë përballë Greqisë, por fqinjët tanë refuzuan të luanin kundër nesh, duke vendosur si pretekst “Ligjin e luftës”, që ekzistonte midis dy vendeve.

Kësisoj, Shqipëria e gjeti veten mes 16 skuadrave më të forta të Europës, së bashku me BRSS, Austrinë, Bullgarinë, Danimarkën, Irlandën, RDGJ- në, Francën, Italinë, Jugosllavinë, Suedinë, Holandën, Irlandën e Veriut, Spanjën, Hungarinë, Luksemburgun. Një skenë e jashtëzakonshme për një debutues krejt të vogël me emrin Shqipëri.

Me një kualifikim në tavolinë, kombëtarja jonë u vu përballë Danimarkës në Kopenhagën, njëherësh edhe ndeshja e parë e luajtur në fushë në Kampionatin Europian. Shqipëria debutoi në skenën europiane me këtë formacion: Sulejman Maliqati, Fatbardh Deliallisi, Skënder Halili, Fatmir Frashëri, Gëzim Kasmi, Lin Shllaku, Lorenc Vorfi, Mehdi Bushati, Pavllo Bukoviku, Panajot Pano, Fiqiri Thoma Duro, ndërsa trajner ishte legjenda, Loro Boriçi

Takimi u mbyll me fitoren 4-0 të danezëve me gola të shënuar nga Jens Petersen (16′ pen), Ole Madsen (35′), Eyvind Clausen (40′) dhe Henning Enoksen (49′). Katër muaj më pas, më 30 tetor 1963, Shqipëria u përball me Danimarkën në stadiumin “Qemal Stafa” me Zyber Konçin në pankinë dhe arriti të fitonte 1-0.

Goli i parë i në eliminatoret e një Kampionati Europian i përket legjendës Panajot Pano (atëherë 24 vjeç), vetëm tre minuta nga fillimi i takimit. Formacioni i Shqipërisë në sfidën e tetorit ishte ky: Shefqet Topi, Fatbardh Deliallisi, Skënder Halili, Fatmir Frashëri, Ali Mema, Lin Shllaku, Andon Zaho, Mehdi Bushati, Panajot Pano, Pavllo Bukoviku dhe Enver Ibërshimi.

Kjo është fitorja e parë shqiptare e luajtur drejtpërsëdrejti në fushë për një Kampionat të Evropës dhe të Botës. Euro 1964 do të fitohej nga Spanja, që ish-Bashkimin Sovjetik 2-1 në finalen e luajtur në stadiumin “Bernabeu” të Madridit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img