Friday, April 19, 2024

Sfida Egnatia-Teuta mbyllet pa fitues

Lexo

Egnatia-Teuta 1-1 (Kasa 26’/ Gruda 36′)

Ka përfunduar në barazim sfida mes Egnatias dhe Teutës në “Arena Egnatia”, sfidë e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Ndeshja ishte plot emocione dhe raste ku nuk munguan as tensionet në tribuna. Ishin vendasit që morën avantazhin të parët, me anë të mesfushorit Kasa në minutën e 26’ pas një kundërsulmi. Megjithatë durrsakët ia dolën të rikthejnë baraspeshën vetëm 12 minuta më vonë me sulmuesin shkodran Ildi Gruda i cili shfrytëzoi një gabim të mbrojtësit Atanda duke barazuar sfidën në 1-1.

Në pjesën e dytë pati raste dhe tensione. Në minutën e 69′ sfida u ndërpre pas një problemi në tribuna. Arbitri e ndërpreu ndeshjen për 14 minuta kur gjendja u qetësua. Pjesën e mbetur të lojës vendasit u hodhën të gjithë në sulm por Teuta ishte me fat. Në minutën e 92′ Gruda fitoi një penallti por Kallaku humbi një mundësi të artë për të çuar në avantazh durrsakët.

Me këtë barazim, Egnatia merr e vetme vendin e tretë, me 38 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendi ne 7, me 34 pikë të grumbulluara.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img