Trajneri i Kukësit, Emiljano Çela, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku u mposhtën nga Skënderbeu.
Çela deklaroi se është i mërzitur për rezultatin, por i kënaqur me lojën që skuadra e tij tregoi.
Jam i mërzitur. Ishte një ndeshje, që u munduam ta përgatisim mirë, duke ditur që Skënderbeu ka një ekip të mirë. Që në fillim, e pësuam nga një pakujdesi. Ekipi hyri në lojë dhe ritëm. Kishim qarkullim.
Në pjesën e dytë, nuk mund të flitej për futboll, për shkak të kushteve atmosferike. Jam i kënaqur me atë që treguan lojtarët. Do përpiqemi të punojmë dhe të shikojmë ndeshjen tjetër. Rashiti është i dëmtuar.
Nuk dua të flas për arbitrimin. Mund të flas vetëm për lojën. Jam i kënaqur. Ky është maksimumi me kapacitetet që kemi, jam shumë i kënaqur me skuadrën.