Thursday, May 16, 2024

Gvozdenoviç: Ndoshta ishte ndeshja me e keqe, por morëm fitore të rëndësishme

Lexo

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi minimalisht ndaj Kukësit.

Gvozdenovic, deklaroi se ndoshta ishte ndeshja më e keqe, por morën 3 pikë të rëndësishme.

Jam i kënaqur me fitoren, sepse ishte e rëndësishme të marrim 3 pikët. Fusha ishte shumë e vështirë. Pjesën e dytë shumë ftohtë dhe nuk mund të flas për lojën. Kukësi është skuadër e mirë dhe i uroj shumë suksese në vazhdimësi.

Ndoshta është ndeshja më e keqe, por morëm fitoren. Nuk krijuam shumë raste për gol. Në pjesën e dytë, ishim ndryshe. Luftuam më shumë për topin e dytë.

Në pjesën e parë nuk ishim mirë në mesfushë. Dumfour nuk hap lojën, nuk është mirë për këtë. Ndryshuam sistemin dhe pritëm të shënonim golin e dytë. Donim të mos pësonim. Jam i kënaqur me fitoren.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img