Sunday, April 28, 2024

Ahmataj: Jam shumë i kënaqur me skuadrën, portieri i Erzenit ishte lojtari i ndeshjes

Lexo

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, duke folu për MCN TV, deklaroi se është i kënauqr me paraqitjen e skuadrës ndaj Erzenit, ndonëse barazuan 1-1.

Sipas tij, portieri i Erzenit ishte lojtari i ndeshjes, për shkak të pritjeve.

Keqardhje, sepse nga fillimi e kishim ndeshjen në kontroll. E rritëm lojën në sulm në pjesën e dytë, por nuk shkuam te goli, diçka që e bëri kundërshtari dhe më pas shënuam. Jam shumë i kënaqur me atë që tregoi skuadra në fushë.

Specifike është që kur Erzeni luan shumë poshtë, atje ka mbrojtësa me staturë që e bëjnë të vështirë lojën dhe bëhen të rrezikshëm. Kemi pasur mundësitë më të mirë. Portieri i tyre, është lojtari i ndeshjes sot. Kjo është pak psikologjike.

Meta ka bërë shumë ndeshje dhe është lojtar i ri, nuk i përballon dot kaq shumë. Ka shfaqur shenja lodhje. Patrick vjen nga një dëmtim shumë i gjatë dhe nuk mund të marrë më shumë se 60 minuta. Mendoj se do na ndihmojë më shumë kur të jenë ndeshjet decizive.

Jaku sot ishte te U-19 dhe ishte i pranishëm në pankinë. Zëvendësimi i Najdovskit ishte i detyruar dhe nuk dha mundësi për Jakun.

Situata ka qenë e njëjta para 2-3 muajsh dhe ne krijuam shkëputjen. Tani është krijuar një ngjeshje, dhe duhet të jemi të përqendruar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img