Monday, May 13, 2024

Humbja me Skënderbeun, Çela: Në pjesën e dytë nuk mund të flitej për futboll, jam i kënaqur me skuadrën

Lexo

Trajneri i Kukësit, Emiljano Çela, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku u mposhtën nga Skënderbeu.

Çela deklaroi se është i mërzitur për rezultatin, por i kënaqur me lojën që skuadra e tij tregoi.

Jam i mërzitur. Ishte një ndeshje, që u munduam ta përgatisim mirë, duke ditur që Skënderbeu ka një ekip të mirë. Që në fillim, e pësuam nga një pakujdesi. Ekipi hyri në lojë dhe ritëm. Kishim qarkullim.

Në pjesën e dytë, nuk mund të flitej për futboll, për shkak të kushteve atmosferike. Jam i kënaqur me atë që treguan lojtarët. Do përpiqemi të punojmë dhe të shikojmë ndeshjen tjetër. Rashiti është i dëmtuar.

Nuk dua të flas për arbitrimin. Mund të flas vetëm për lojën. Jam i kënaqur. Ky është maksimumi me kapacitetet që kemi, jam shumë i kënaqur me skuadrën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img