Saturday, May 11, 2024

Interesim i madh për kryendeshjen e javës 30-të, Vllaznia-Tirana. Klubi kuqeblu, nxjerr në treg biletat

Lexo

Kryesuesja e kampionatit të Superiores është mysafire këtë të shtunë në Shkodër, kur në orën 18:00 do të ballafaqohet në stadiumin “Loro Boriçi” me Vllazninë e vendit të katërt. Pavarësisht diferences prej 11 pikëve që bardheblutë kanë ndaj kuqebluve, dueli pritet të jetë shumë i fortë, ashtu siç kanë qënë gjithmonë sa herë janë ndeshur këto dy skuadra të traditës.

Krahas futbollistëve në fushën e lojës, bukurinë kësaj sfide pritet t’ia japin edhe tifozëritë e të dy palëve,  të cilat sipas informacioneve paraprake pritet të jenë në një numër shumë të madh.

Për t’i ardhur në ndihmë të interesuarve, KF Vllaznia ka bërë të ditur se ka nisur nga shitja e biletave për këtë ndeshje, duke publikuar edhe çmimet sipas tribunave përkatëse, si dhe vendet e shitjes.

NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e sotme, dt. 20 Prill 2023, ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e futbollit VLLAZNIA – TIRANA, e vlefshme për javën e 30-të të “Abissnet Superiore”!

Ndeshja do të luhet, ditën e shtunë, dt. 22 prill 2023, ora 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.

Ditët, oraret dhe pikat e shitjes së biletave për këtë takim janë:

– Biletaria e Stadiumit:

E enjte, dt. 20 prill 2023

  • ora 10.00 – 18.00

E premte, dt. 21 prill 2023

  • ora 14.00 – 18.00

E shtunë, dt. 22 prill 2023

  • ora 10.00 – 18.30

Në Shkodër:

– Tek dyqanit UNIVERSAL në adresën:

Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”

E enjte, dt. 20 prill 2023 – E shtunë, dt. 22 prill 2023

Ora 10.00 – 20.00

– Tek dyqani Abissnet, në adresën:

Rruga Hafiz Sabri Bushati, Parrucë.

– Tek Market VLLAZNIA, në adresën:

Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë, Karburant Bolv-Oil.

– Në Koplik:

Tek VODAFONE SHOP, në Qendër të qytetit të Koplikut.

– ONLINE

Duke filluar nga dita e sotme, dt. 20 prill 2023, në linkun:

https://tickets.paysera.com/…/even…/vllaznia-tirana-436d

Forca Vllaznia!

Eja edhe Ti!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img