Sunday, December 1, 2024

(Intervista) Brdariç: Ishim të pafat, Teuta na ndëshkoi me një gabim dhe bëri sjellje teatrore në fushë(Teuta-Vllaznia 1:0)

Lexo

të shënuar nga Dejvi Bregu në minutën e 25-të, trajneri kuqeblu, Tomas Brdariç u shfaq shumë i mërzitur për humbjen e pësuar. Sipas tij, Vllaznia ishte pafat dhe Teuta e ndëshkoi me një gabim në passim të tyre. Ndërkohë pati rezerva për kundërshtarin duke e etiketuar deri në kufijtë e një sjelljeje teatrore lidhur me vonesat në fushën e lojës.

Tomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë)

“Sot e humbëm ndeshjen 1-0, bëmë vetëm një gabim dhe u ndëshkuam nga një pasim i gabuar. Pjesa e parë ishte një ndeshje e barabartë, në pjesën e dytë kishim më shumë kontroll. Ky është momenti më i pa fat për të gjetur portën. Pas ndeshjes, ju mund ta analizoni si të dëshironi sfidën. Ndryshuam gjithçka pjesën e dytë, dhe ne nuk kemi fat sepse goditëm dhe traversën. Duhet ta pranojmë dhe të punojmë, dhe lojtarëve t’i rikthejmë besimin. Sjelljen teatrore të kundërshtarëve nuk e kam parë kaq sa sot dhe për mua nuk ishte e ndershme. Ne kemi jashtë Markun, Isaevskin të cilët nuk ishin me ne sot. Vetëm fati na mungoi sot, por jam shumë i mërzitur për ndeshjen. 45 minutat e dyta ne kemi luajtur në sulm, Teuta vetëm mbronte dhe u përpoq shumë për të mbrojtur rezultatin. Duhet ti japim besim lojtarëve për ndeshjen pasardhëse. Në këtë periudhë të kampionatit ne kemi shumë çështje për të zgjidhur. Ne nuk kemi mundësi t’i godasim ato raste, ne i analizojmë çdo ndeshje por pastaj  i takon lojtarëve ta bëjnë në fushën e lojës dhe duhet ti pranojnë kritikat, por pas ndeshjes ne duhet ti tregojmë një fytyrë tjetër. Nëse bëjmë një gabim kundërsshtari na godet direkt, duhet ti tregojmë se lojtarët tanë duhet të godasin në portë.”, u shprehë njëshi i pankikës kuqeblu në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img