Thursday, April 25, 2024

(Intervista) Martini: Jam i kënaqur me 3 pikët, me luftën, karakterin dhe grintën! (Teuta-Vllaznia 1:0)

Lexo

Sa herë luan kundër skuadrës së zemrës nuk i shmanget emocioneve. Kështu ndodhi edhe këtë herë me trajnerin e Teutës, Edi Martini, por që si profesionist që shtë i duhet dhe i kërkohet të bëjë më të mirën për skuadrën ku paguhet. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, Martini është shfaqur i kënaqur për fitoren e arritur duke mos nguruar të vlerësojë futbollistët e tij, ndërkohë që ka patur edhe njësqarim për komentin e kolegut të tij Brdariç lidhur me sjelljen teatrore të skuadrës së tij.

Edi Martini(Trajner i Teutës):

“Është mendimi i tij, nuk them asgjë për atë punë. U dogjëm në ndeshjen ndaj Kukësit në minutat e fundit dhe kërkuam me patjetër pikë. Bregu nuk mendoj se simuloi. Mund të ketë pasur vonesa, ishte ndeshje nervoze, por jam i sigurt se të njëjtën gjë do të kishte bërë edhe Shkodra po të ishte në avantazh.”, tha Martini për akuzat e teknikut kuqeblu, ndërsa, më pas vijoi analizën teknike të ndeshjes.

Pjesa e parë foli për ne, te qarkullimi i topit nuk jam i kënaqur. Kërkimi i pikëve të bën të dalësh nga vetja. Vllaznia nuk na vuri në vështirësi në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Vllaznia, luajti mirë, na vuri në vështirës dhe nuk la hapësira mbrapa. Me një barazim apo humbje Vllaznia do të na nxirrte nga shina. Ishte një ndeshje e qetë. Është luftë e fortë. Kush gabon më pak triumfon. S’ka ndeshje të lehta më. Partizani barazoi në Fier. Lufta edhe për fundin e tabelës është shumë e fortë, me përjashtim të Krujës dhe Kukësit që nuk pretendojnë as për para as për mbrapa. Të gjitha të tjerat pretendojnë dhe lufta është shumë e fortë. Patën 2 raste ku mund të pësonim gol. Vllaznia doli me shumë forca në sulm dhe na vuri në vështirësi. Kishim 2-3 raste që me pasin e fundit mund ta mbyllnim ndeshjen. Gjithsesi jam i kënaqur me 3 pikët, me luftën, karakterin dhe grintën”, përfundoi shkodrani i pankinës durrsake, Edi Martini.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img