Për mënyrën se si u zhvillua loja, dhe se goli i pësuar erdhi aksidentalisht si autogol, një humbje e pamerituar duhet konsideruar ajo e Kombëtares Shpresa U-21 ndaj Çekisë, 0-1, mbrëmjen e së premtes në “Elbasan Arena”.
Në analizën që tekniku Alban Bushi i bën takimit, ndër të tjera ndalet edhe tek përformaca tejet pozitive që 17 vjeçari i talentuar që mbron portën e Shqipërisë U-21, Simon Simoni.
“Gjithmonë kur dikush fiton thotë që luajtët shumë bukur futboll, sepse ka fituar vetë. Janë gjëra që ndodhin te profesioni jonë. Simoni ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Është një nga talentet që po i vjen Shqipërisë për 10-15 vitet e fundit. Është rritur në Shqipëri, te Akademia e Shënkollit. Mendoj që do bëjë mirë, sepse kishte interes edhe nga çektët, ata e thanë vetë. Duhet të përgëzoj ekipin për luftën, për kurajon që patën, sepse kishin një kundërshtar shumë të fortë. Është një kundërshtar që pothuajse çdo sezon merr pjesë në Kampionatin Europian. Lojtarët e tyre luajnë në Gjermani, në Bundesligë, pra kanë minuta në këmbë. Ishin shumë të gjatë, shumë të fortë. E kishim nën kontroll lojën, por nuk kishim pasin e fundit te goli.
Unë e kam thënë gjithmonë që jemi një vend i vogël. Jemi ekip modest, lojtarët nuk është se luajnë në nivele shumë të larta. Nëse dikush do krahasonte lojtarët tanë me lojtarët çek do thoshte që ndeshja do të mbaronte 10-0. Ne kemi një zemër të madhe. Ne lu.ftojmë shumë, sakrifikojmë shumë. Janë për t’u përgëzuar çunat, sepse unë e di çfarë kualiteti kanë, di edhe çekët se çfarë kualiteti kanë. Ëshë një brez që premton për të ardhmen. Vetëm duke kujtuar sa kemi çuar te ekipi i parë, mundohemi të luajmë futboll, të bëjmë paraqitje të mirë. Jemi të kënaqur si staf dhe Federatë për këta të rinj që po i vijnë Shqipërisë.Vetëm sot këtu janë tre lojtarë që mund të luajnë pa frikë në ekipin A. Kemi Simonin që është 2004-ra, për ta përgatitur për sezonin tjetër.
Jemi duke u përgatitur për të ardhmen. Toçi dhe Mitaj janë të datëlindjes 2003-sh. Janë duke u përgatitur për ekipin e parë. Ekipi i parë ka 80% të lojtararëve aktualë nga ekipet e moshave. Kjo është një punë mjaft e mirë e bërë në Federatë, këtë duhet ta themi. Punohet shumë me moshat dhe kemi marrë frytet. Mendoj që Shqipëria në të ardhmen jo vetëm që do të kualifikohet në Europian me lojtarët aktualë që ka, por mendoj që pse jo në 8-shen e Europianit, të kalojmë edhe grupet e kampionatit Botëror. Pse jo, pse të mos jemi edhe ne siç është Norvegjia, apo Suedia. E kemi të gjithë potencialin.
Absolutisht që vendi i tretë nuk ëstë i pëlqyeshëm. Ne kualifikoheshim me këto se s’ishte ndonjë çudi e madhe për t’u kualifikuar. E pamë ekipin çek, po të kishim tre lojtarët sot, po them Kumbullën, Brojën, Asllanin dhe Bajramin katër, as që bëhet fjalë që e rrihnim Çekinë, Slloveninë atje dhe Kosovën. Por të çosh lojtarë te ekipi A dhe të kualifikohesh është pak e vështirë. Por do të vijë një ditë që ekipi i parë do të ketë shumë lojtarë dhe ekipi U21 do të jetë shumë mirë. Kjo do të vijë shumë shpejt”, u shpreh trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi.